Pas sulmit kibernetik të Iranit, rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se 24 orësh bllokim, është rikthyer sistemi TIMS në pikën kufitare të Kapshticës.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Policisë së Korçës.

Problemet me sistemin TIMS në Kapshticë u raportuan mbrëmjen e 9 shtatorit.

Për shkak të problemeve u punua me regjistra në mënyrë manuale për të regjistruar hyrjet dhe daljet.

Nga ana tjetër, në pikën kufitare të Qafë-Thanës situate vazhdon të mbetet e njëjtë. Sistemi TIMS në këtë pikë vijon të jetë i bllokuar ndërkohë që po punohet për rikthimin në normalitet të tij.

Sulmi ndaj sistemit TIMS ka qenë në disa faza, e cila kulmoi me atë të orës 23:13 minuta të datës 9 duke nxjerrë gjithçka jashtë kontrollit, ndërsa aksesi i iranianëve te kamerat e sigurisë së Rinasit është një cenim i sigurisë kombëtare.

Sulmi mbi sistemin TIMS

TIMS është sistemi që rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë raportuar probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problemi në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.

Në lidhje me këtë sulm reagoi edhe kryeministri Rama, i cili tha se burimi i tij ishte nga Irani dhe se qeveria po bashkëpunon me partnerët për të mundësuar shërbimin dhe rikthimin në punë të sistemit TIMS.

Nuk dihet ende nëse iranianët kanë patur apo jo akses në këtë sistem, i cili edhe nga vetë policia administrohet me akses të kufizuar. Madje, çdo punonjës policie që futet dhe kërkon për lëvizjet një qytetari të caktuar në atë sistem, lë gjurmë.

Të fundit

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut,...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Lajme të tjera

Web TV