Pesë minuta pa puls! Gjyqtari që ndërpreu ndeshjen në kohë dhe i shpëtoi jetën një tifozi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja Cadiz-Barcelona po vazhdonte normalisht në ‘Nuevo Mirandilla’ kur në minutën e 82-të gjyqtari Del Cerro Grande kuptoi se diçka po ndodhte në tribunë. Tifozët kërkonin një urgjencë mjekësore dhe arbitri e ndërpreu me shpejtësi lojën.

Ky vendim ishte kyç që të gjithë të mobilizoheshin me objektivin e vetëm për t’i shpëtuar jetën tifozit, i cili kaloi pesë minuta pa puls. Barcelona i dorëzoi një defibrilator portierit Ledesma në mënyrë që ai ta hidhte urgjentisht në tribunë.

Kryqi i Kuq ka mbërritur në vendngjarje në kohë për të parandaluar tragjedinë. Për më shumë se gjysmë ore pati heshtje në ‘Nuevo Mirandilla’. Lojtarët luteshin në fushë, ndërsa gjyqtari u kërkonte të shkonin në dhomat e zhveshjes, duke pritur lajmin e mirë për të mbërritur nga tribuna.

Tifozi mundi të evakuohej me barelë dhe loja rifilloi me imazhin e Ansu Fatit duke u kërkuar falje tifozëve të Cádiz pas shënimit të golit të tretë. Tre pikët i shkuan Barcelonës (0-4), por kjo ishte më e pakta. Ndjenja se një jetë ishte shpëtuar në ‘Nuevo Mirandilla’ ishte një triumf i përbashkët nga të gjithë.

Cádiz ka lëshuar një deklaratë, duke falënderuar për bashkëpunimin e ofruar: “Protokolli i ndihmës së Kryqit të Kuq hyri shpejt në veprim, duke ndihmuar një burrë në arrest kardiak. Një nga ekipet mjekësore shkoi në tribuna me defibrilator dhe monitor, duke filluar detyrat e reanimacionit. Në të njëjtën kohë, Barcelona ofroi një defibrilator të dytë në rast se do të ishte i nevojshëm përdorimi i tij, duke u zhvendosur në zonë nga vetë lojtarët.

Ndihma rezultoi pozitive pas disa minutash dhe tifozi u transferua në ICU të spitalit ‘Puerta del Mar’ ku qëndron i shtruar. Përveç kësaj, një nga operatorët e kamerës pësoi humbje ndjenjash që gjithashtu u trajtua shpejt nga stafi mjekësor i stadiumit pa pasoja të mëdha”.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV