Galtier thur elozhe: “Neymar është një nga lojtarët më të mirë në planet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar po merr përdore skuadrën e PSG-së këtë sezon, me brazilianin që është shndërruar në lojtarin kyç të kampionëve të Ligue 1.

Në 9 ndeshje të luajtura këtë sezon, ish-sulmuesi i Barcelonës ka arritur të shënojë 10 gola duke qenë një nga protagonistët kryesorë në rezultatet pozitive që parizienët kanë koleksionuar, ndërsa ka asistuar në 7 raste për shokët e ekipit.

Do të ishte pikërisht Neymar që do i jepte fitoren PSG në përballjen e të shtunës ndaj Brest, pasi goli i tij ishte vendimtar në këtë takim.

Menjëherë pas kësaj ndeshje Christophe Galtier i ka thurur elozhe brazilianit, teksa nuk ka nguruar ta quajë si një nga lojtarët më të mirë në planet.

“Unë gjithmonë e kam konsideruar atë si një nga lojtarët më të mirë në planet, por kam një sy shumë më të informuar dhe më të mprehtë për angazhimin e tij të përditshëm.

Këtë e shoh para, gjatë dhe pas seancave stërvitore. Ai është shumë i investuar në nivel personal, por edhe në interes të ekipit. Ai është një profesionist dhe lojtar i madh, unë e zbuloj atë me kënaqësi çdo ditë”, ka theksuar tekniku i PSG-së.

Galtier shpreson që Neymar të mund ta ruajë këtë ritëm edhe kur skuadra e tij do të përballet me Maçabi Haifa në Champions League, të mërkurën.

Të fundit

Me Trumpin që sjell kaos, një pyetje për Demokratët amerikanë: kur do mësoni ndonjëherë?

Timothy Garton Ash Asgjë nuk është më e padurueshme sesa dikush që thotë: “Ta thashë”; prandaj ju lutem më falni...

Gafa e Berishës me Kodin e ri Penal!/ Bie pre e memes në internet për “martesat me zor”

Një meme që qarkullonte në internet për draftin e Kodit të ri Penal për një nen jo ekzistent të quajtur “martesat me zor”, është...

Plagosi nënën me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 25- vjeçarin

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka pranuar kërkesën dhe ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin në flagrancë të H.S., i dyshuar për...

Çfarë po ndodh me Euron? Monedha europiane ‘fundoset’më tej

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit...

Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e 11 majit, Sali Berisha u...

Lajme të tjera

Web TV