“Mos u kruani!”/ Pas ultimatumit, Greqia i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë’ Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka bërë deklarata të forta kundrejt Greqisë duke i paralajmëuar ata hapur me luftë. “Greqia vijon të kruhet dhe ky është paralajmërimi im i fundit”, tha Mevlut Çavusoglu gjatë ceremonisë përkujtimore të fitores së turqve kundër grekëve 100 vjet më parë pasi këta të fundit i ishin bashkua koalicionit për pushtimin e Anadollit.

Nëse i futesh një aventurë në emër të të tjerëve, pasojat do t’i vuash sot si në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për fqinjin tonë Greqinë. Ushtria turke, e lodhur nga vitet e luftës, e ka kaluar me sukses këtë test të madh atëhere. Sot kushtet tona janë të ndryshme, por kemi të njëjtin besim të palëkundur. Të gjithë duhet të vendosin se si do të sillen. Ne i themi veçanërisht Greqisë. Mos u bëni peng i të tjerëve. Mos vazhdoni të provokoni. Sepse cilësia e miqësisë turke njihet në lashtësi, ajo e armiqësisë është edhe më e fortë”, tha ministri turk për grekët.

Pas deklaratës së fortë të tij, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Greqisë. Ka qenë zëdhënësi i qeverisë greke Yannis Oikonomou ai që reagoi, në një konferencë për shtyp pak më parë, ku theksoi se qeveria e Erdoganit po përpiqej që të krijonte një realitet të ri përmes shpikjes së ngjarjeve historike.

I ftoj ata që të heqin dorë nga retorika e luftës dhe të rikthehen te logjika. Besoj se këto që thonë janë vetëm fjalë përmes, të cilave duan të krijojnë një realitet që nuk ekziston”, tha ai.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV