Funerali i mbretëreshës, kryebashkiaku i Hasit: Ditë zie për qytetin, e kemi vendosur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë shpejt në Has do të ngrihet një bust në nder të monarkes së ndjerë Elisabeth II, vendim i marrë nga emigrantët hasjanë të cilët jetojnë atje prej vitesh.

Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live” ishte kryebashkiaku i Hasit, Liman Morina tha se familjet hasjane janë mirënjohëse ndaj Mbretëreshës, pasi mbi 80% e familjeve mbështeten financiarisht nga fëmijët e tyre emigrant në Angli.

Ai tha se busti do të behet në shenjë mirënjohje për pasaportat që shqiptarët kanë marrë atje dhe për mirëqenien që kanë sjellë të ardhurat e tyre në Has.

“Mbi 80% e familjeve në has mbështet nga fëmijët e tyre në Angli. Është dëshirë e emigrantëve dhe njerëzve që jetojnë sot në Has. Shprehin mirënjohjen më të madhe sepse Anglia është atdheu I dytë për hasjanët që jetojnë në Londër dhe kanë marrë pasaporta atje. Është dëshirë e zjarrtë e tyre që të vendoset busti i mbretëreshës”– tha Morina.

Ai shtoi se paratë për ngritjen e bustit nuk do të dalin nga buxheti i bashkisë, por nga të ardhurat e emigrantëve.

“Paratë do dalin vetëm nga emigrantët, asgjë nga buxheti i shtetit dhe i  bashkisë”- tha kryebashiaku.

Ai shtoi se Hasi do të shpallë një ditë zie, në ditën e varrimit të Mbretëreshës.

“Falë atij vendi, jemi njerëz më të lumtur që kemi bërë investime dhe ndihemi krenar për të gjithë ata që punojnë atje, pavarësisht se për çfarë i akuzojnë atje. Jemi mirënjohës ndaj punës së tyre. Megjithëse po përdor një shprehje “pyll pa derra nuk ka”.Në ditën e varrimit të mbretëreshës shpallet ditë zie në Has, për ne hasjanët është vendosur”- përfundoi kryebashkiaku.

Të fundit

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit/ Begaj: Lutemi për miliona viktimat

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës...

38% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë

38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre. “Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është vendi i parë në Europë...

Bleona Qereti bën për ‘ujë të ftohtë’ Arjan Çanin: Mos e zë emrin tim më me gojë se…

Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave që ky i fundit bëri...

Përplasjet SHBA-Kolumbi, arrihet marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kolumbia ka pranuar të lejojë riatdhesimin e emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, pas një konflikti diplomatik...

Përkujtohet Holokausti, Hasani: Ky rast solemn na sfidon të mësojmë nga historia

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social “X”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 27...

Lajme të tjera

Web TV