Samiti kundër Terrorizmit, Nikolla në Izrael: Shqipëria, në anën e duhur të historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në samitin që po mbahet në Izrael në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Gjatë fjalës së saj, Nikolla veçoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike të këtij shteti ndaj faqeve qeveritare shqiptare.

Kryeparlamentarja tha gjithashtu se Shqipëria është renditur gjithnjë në anën e duhur të historisë, duke theksuar raportin me partnerët ndërkombëtarë, si dhe luftën në Ukrainë.

“Terroristët shfrytëzojnë çdo arritje teknologjike për të goditur paqen. Në 7 shtator ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi ky shtet kishte sulmuar faqet qeveritare.

NATO ka ecur më shumë se BE në pranimin e vendeve. Shqipëria u rreshtua në krahun e duhur të historisë. Djemtë e Shqipërisë u bashkuan në betejën anti-terror përkrah koalicionit, për ti larguar botës frikën. Ne strehuam dhe vazhdojmë të strehojmë qytetarë të opozitës iraniane dhe qytetarë afganë të larguar. Shqipëria ka treguar që kontributi kundër terrorizmit nuk lidhen me fuqinë e vendit.

Po kaq i qartë ka qenë edhe qëndrimi ynë me Ukrainën. Ne kemi mbështetur sanksionet ekonomike dhe masat e marra nga partnerët ndaj Rusisë. Nëpërmjet një rezolute Kuvendi i Shqipërisë dënoi agresionin rus”, deklaroi Nikolla.

Të fundit

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV