Rrjeti bëhet lëmsh, pas parashikimit për Mbretëreshën, del tjetri: Kur ndërron jetë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kaosi mbizotëron në rrjetet sociale nga një përdorues i Twitter-it, i cili pretendon se ka parashikuar se kur do të vdiste mbretëresha Elizabeth. Ndërsa në një postim tjetër ai ka treguar, sipas tij se kur do të ndërrojë jetë Mbreti Charles.

Sipas Mirror, një përdorues i quajtur “@logan_smith526” në korrik dyshohet se ka bërë një postim duke thënë se më 8 shtator 2022, monarkja më jetëgjatë e Britanisë do të vdiste.

Dhe pikërisht në këtë ditë Buckingham Palace njoftoi se Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare. Natyrisht që postimi dhe llogaria e tij u bënë virale. Ndërsa ai ka bërë një tjetër parashikim.

Kështu, pas disa ditësh ai përditësoi tweet-in që kishte bërë që në korrik, duke thënë se më 28 mars 2026, Mbreti Charles do të vdesë në moshën 77-vjeçare.

Postimi që atëherë ka marrë miliona reagime, duke e detyruar atë të bllokojë dhe më pas të çaktivizojë llogarinë e tij.

Sidoqoftë, përdoruesi i TikTok @zukosburnteye ngarkoi një video dhe e risolli parashikimin. “Nuk besoj se do të jetojë më shumë se 10 vjet dhe sigurisht nuk do të mbretërojë gjatë për shkak të moshës ”, ishin disa reagime tipike.

Mbretëresha Elizabeth II është monarkja më jetëgjatë e Brtanisë. Ajo mbretëroi plot 70 vite, ndërsa në fron ëshë ngjitur tashmë djali i saj Charles.

Të fundit

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike”...

FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë Superiore, ja risitë e “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”. Pas takimit konsultues me...

“Armik!” Endri Shabani i kthen përgjigje Lapajt

Vetëm pak minuta pasi Adriatik Lapaj e sulmoi në rrjetet sociale Endri Shabani ka reaguar me disa vargje në “Facebook”. “Mora pushkën dola malit, Të luftoja...

Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri...

Lapaj shfryn ndaj Endri Shabanit: Ty dhe dajën tënd do ju gjykojë populli

Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i...

Lajme të tjera

Web TV