Shqiptarja Lea Ypi, mes 10 mendimtarëve më të mirë në botë për vitin 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista britanike “Prospect” e rendit shkrimtaren shqiptare Lea Ypi në 10 mendimtarët më të mirë në botë për vitin 2022, për veprën e saj me titull “Të lirë”. Një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist Në Shqipëri.

Nga një listë me 50 mendimtarët më të mirë që “Prospect” prezantoi në numrin e verës, lexuesit kanë përzgjedhur 10 më të mirët, ndër të cilat është edhe filozofja dhe autorja shqiptare Lea Ypi.

Autorja e “Të Lirë”, Lea Ypi

Lea Ypi renditet e shtata në këtë listë të intelektualëve më mbresëlënës dhe potencialisht ideve më të frytshme në fushat e tyre, duke lënë pas edhe miliarderin Elon Musk. “Kujtimet prekëse të Lea Ypit tregojnë për fëmijërinë e saj në një Shqipëri komuniste të dominuar nga Rusia”, përshkruan revista.

Në veprën e saj të botuar vitin e kaluar në Britani, por edhe të përkthyer për lexuesit shqiptarë, “Të lirë: duke u rritur në fund të historisë”, Lea përshkruan kujtimet e shtypjes së vendit nga komunizmi, si dhe pabarazitë dhe dhunën që ka përjetuar si adoleshente në vitet e tranzicionit.

Mendimtarët më të mirë të botës 2022 

Lea Ypi është Profesore e Filozofisë Politike në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe Profesore e Asociuar e Filozofisë në Shkollën Kërkimore të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar Australian.

Në krye të listës “Prospect”, lexuesit britanikë zgjodhën filozofin Kathleen Stock, e cila në veprën e saj “Material Girls” flet për të drejtat e grave dhe sesi ato po gërryhen.

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV