“Nuk jam këtu për të joshur vajzat e reja”, Berlusconi: Ja pse iu bashkova TikTok-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka deklaruar se po e përdor platformën TikTok me qëllim tërheqjen e votuesve të rinj dhe jo për të joshur vajza të reja.

The Times raporton se 85-vjeçari është bërë pjesë e platformës që njihet më shumë për përdoruesit e moshës së re, një muaj më parë.

Berluskoni është i njohur për festat e tij me modele të reja në moshë, çka e ka “detyruar” të japë edhe një shpjegim për përdorimin e rrjetit TikTok, ndërkohë që llogaria e tij momentalisht shënon 530 mijë ndjekës.

“Mësoni shumë në shkollë. Tani u drejtohem atyre që janë mbi 18 vjeç. Nuk kërkoj nga ju të më prezantoni të dashurat tuaja. Kërkoj nga ju votën, në 25 shtator votoni për mua”, u shpreh ai.

Berlusconi dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2011 mes zbulimeve për festat e tij ku personazhe të televizionit gjysmë të zhveshura kërcenin në mënyrë sensuale për Berlusconin.

Në vitin 2013 ai u shpall fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një balerinë të mitur Karima el-Mahroug, e njohur si Ruby the Heart-Stealer, për seks, por u lirua në apel me arsyetimin se nuk e dinte se ajo ishte 17 vjeç.

Tani që ndalimi i përkohshëm për të hyrë në politikë pas një dënimi për mashtrim tatimor është hequr, Berlusconi po bën fushatë për një vend në Parlament.

Të fundit

Juventus arrin akordin me yllin e Premier Leagu

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Specialistët...

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

Lajme të tjera

Web TV