Trajneri i Realit me ide të qarta, Ançeloti: Mbape? Nuk hedh sytë tek të tjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reali i Madridit po mar shon si një tren në këtë fillim sezoni, aq sa ky që ka nisur duket thjesht një vijimësi e sezonit të kaluar. Në 7 takime mes kupave dhe kampionatit spanjoll, Reali ka një rekord 100% fitore dhe kërkon që ta vazhdojë këtë ecuri edhe në takimin e dytë në grup në Ligën e Kampioneve, teksa sonte në mbrëmje (21:00) pret Lajpcigun në “Bernabeu”. Kjo është një ndeshje e veçantë për teknikun italian, që numëron 25 vite që nga debutimi i tij në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë në nivel klubesh. Konferenca për shtyp e tij është “trazuar” pak edhe nga lajmet më të fundit në lidhje me Mbapenë dhe mundësinë e transferimit të francezit në Madrid, me Karlon që e ka marrë me shaka.

ANALIZA E LAJPCIGUT

“Pas rezultateve të para, kjo është një ndeshje e rëndësishme për sa i përket kualifikimit. Lajpcigu ka pasur probleme në këtë nisje të sezonit, por ndaj Dortmundit ka shkëlqyer. Ka lojtarë cilësorë në përbërje dhe për këtë duhet t’i bëjmë llogaritë mirë”.

ÇEREK SHEKULLI NË CHAMPIONS

“Nuk e dija se kanë kaluar kaq shumë vite nga debutimi në Ligën e Kampioneve. Di të them se ky kompeticion më ka sjellë shumë gëzime e lumturi, por edhe zhgënjime e trishtime. Por nëse bëj një bilanc ai është pozitiv, sepse kam pasur suksese me skuadrat dhe lojtarët që kam drejtuar. Objektivi është të vijojmë të fitojmë edhe në këtë sezon. Nuk dua t’i vendos asnjë limit skuadrës sime”.

VINICIUS PROVOKATOR

“Për mua është një lojtar i sjellshëm dhe i shkëlqyer, që po shfaq talentin e tij. Nuk dua t’i futem debateve shterpë. Nuk jam as i shurdhër dhe aq budalla, i dëgjoj ato që fliten, por këto janë diskutime që nuk më përkasin as mua dhe as Viniciusit”.

Lexo edhe :  Transferim tek rivalët e qytetit, Noni Madueke prezantohet si lojtar i Arsenalit

MBAPE

“Nuk e di çfarë të them, po i ul duart poshtë. E them me sinqeritet. Ajo që dua të shtoj është se kemi në përbërje sulmues të shkëlqyer si Vini e Rodrigo. Pa diskutim që kemi dhe Benzemanë, që është i padiskutueshëm. Siç e shihni kemi lojtarë fantastikë, ndaj nuk kemi për se të hedhim sytë përreth”.

BENZEMA

“Rikuperimi i tij po shkon mjaft mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme tani. Sa për praninë e tij në derbi kundër Atletikos, do të zbresë në fushë vetëm nëse shuaj çdo dyshim në lidhje me gjendjen e tij. Nuk kemi ndër mend të rrezikojmë”, ka thënë Ançeloti.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV