Sokol Sadushi del para KLGJ: Ta kthejmë Gjykatën e Lartë te ligji!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sokol Sadushi, i cili tani gjendet në postin e drejtorit i Shkollës se Magjistraturës, është kandidati i parë në radhët e juristëve për tre pozicione të lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale në Gjykatën e Lartë që po realizon seancën dëgjimore para anëtarëve të KLGJ. Para anëtarëve të KLGJ, Sadushi tha se e kërkon këtë detyrë sepse do të përballet, duke kërkuar sfidën me veten dhe me pozicionin që i ofron ajo përballje

Sadushi vuri theksin: “Vetëm nuk bëj dot gjë por me kolegë që të arrijmë atë që duhet. Gjykata e Lartë të kthehet në një gjykatë ligji dhe jo gjykatë provash. Qenia prej 13 vitesh si anëtar i Gjykatës Kushtetutës është një përparësi. Është një mandat i plotë 9-vjeçar që kërkoj të marr në Gjykatën e Lartë. Sfidë kryesore e Gjykatës së Lartë është shndërrimi i saj në gjykatë ligji.

Marrja e masave organizative, procedurale për mënyrën sesi do të evadojë numri i çështjeve është sfida e dytë. Së treti Gjykata e Lartë ka nevojë të marrë legjitimitetin që i nevojitet. Kam objektivat e mia në pozicionin e gjyqtarit të ardhshëm. Një strategji institucionale është e nevojshme, ajo Gjykatë nuk ka një strategji. Është një numër astronomik çështjesh por mund të përballohet.

Evadimi i stokut do kërkojë kohë. Që gjyqtarët të japin vendime në kohë dhe shpejt duhet të ndihmohen nga një trupë, njësia e shërbimit ligjor brenda gjykatës. Nuk është e lehtë por ka metoda që mund të bëjnë që ky numër i madh çështjesh të kenë mundësi të ndihmohen nga disa struktura brenda gjykatës”!

Në garë për këto poste janë edhe juristët e spikatur Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Në përfundim të këtij procesi, Këshilli do të kryejë vlerësimin dhe pikëzimin përfundimtar të tre kandidatëve jogjyqtarë, nga katër pozicione që janë gjithsej dhe do t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e tyre gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

Lexo edhe :  Lirimi i hapësirave publike në Korçë, këshilltari përplaset me drejtorin e bashkisë

Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV