VIDEO/ Skuadër e re dhe zakon i njëjtë, Mario Balotelli del i dehur nga lokali në Zvicër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sërish ai. Mario Balotelli përfundon përsëri në faqet e para, por jo për cilësitë e tij si
futbollist. Sot pjesë e Sion në Zvicër, SuperMario përflitet për sjelljen e tij të tepruar
jashtë fushës.

Në videon e postuar nga “Actu Foot”, ai filmohet teksa del nga një lokal në Lozanë
të Zvicrës dhe mbështetet te dy persona (njëra femër, me fustan të kuq) që e
largojnë.

Videoja u bë shumë shpejt “virale” në rrjetet sociale dhe në internet. Nga sa shkruan
“Actu Foot”, ish-sulmuesi i disa skuadrave të njohura në Europë nuk do të shihej të
nesërmen në stërvitje me skuadrën e Paolo Tramezzanit.
Kësisoji, aventura e tij me Sion, e cila filloi më 31 gusht, nuk ka nisur me këmbën e
djathtë…

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV