Kush është Durim Keçi i Shijakut që OFL i kërkon pasurinë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit kthen edhe njëherë në vëmendjen e opinionit publik emrin e Durim Keçit, djalit nga Shijaku që jo pak herë u bë objekt i madh i përplasjeve politike në vend. Ai në fakt është person i përfolur për një sërë ngjarjesh të rënda që lidhen me grupe kriminale që kanë funksionuar brenda dhe jashtë vendi. Bashkë me një tjetër shijakas dhe Arben Frrokun, ia përbën treshen e persona që sot kanë pritur në shtëpi policinë bashkë me formularët e deklarimit të pasurive që iu kanë ardhur nga aktivitetet kriminale.

Kështu Durim Keçi, i cili brenda 48 orëve duhet të deklarojë pasurinë e tij para Operacionit Forca e Ligjit, është një emër i përfolur për drejtësinë. Emri i të ‘fortit’ të Shijakut u përfol shumë në 2018-n, kohë në të cilën ai u lirua nga burgu. Durim Keçi u ndalua më 11 tetor të 2017-s në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ndërsa u bë i njohur edhe në debatet mes politikanëve. Kreu i opozitës Lulzim Basha në atë kohë tregoi fotot të tij me deputetë socialistë, duke akuzuar fort se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa kryeministri Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.

Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës me 9.7 vjet burg për veprat penale: Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”,”Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Në Itali, 42-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare. Madje, gjatë një seance gjyqësore të asaj kohe, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajdini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: “Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!”

Lexo edhe :  Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por u lirua nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit më burg, ai u la në ‘detyrim paraqitje’ dhe kështu ai u arratis dhe përgjatë kësaj kohe Durim Keçi jetonte në Shqipëri i paprekur nga askush dhe asnjë autoritet ligjor. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Atentati në Lundër, 17-vjeçari niset për mjekim jashtë, i vëllai në gjendje të rëndë

Njëri prej të miturve që u plagos në atentatin e djeshëm në Tiranë është nisur për mjekim jashtë Shqipërisë. 17-vjeçari...

Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës

Vendimet që SPAK merr, gazetari Blendi Fevziu i sheh ndikuese edhe në fushatë elektorale. Në një intervistë për Drini Zeqon, ai veçoi arrestimin e...

Manastirliu: 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë deri në 2026-ën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njëherazi kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës, e cilësoi...

21 pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit global – do të zhduken...

Vetëm pak orë para dasmës, forcat izraelite vrasin fotoreporteren e Gazës

Fatima Hassouna, e cila kishte dokumentuar luftën në Gaza për 18 muaj dhe ishte subjekt i një dokumentari të ri, u vra së bashku...

Lajme të tjera

Web TV