Një nga qytetet më të rrezikshme në botë, Artan Hoxha në vendin ku u vra Ergys Dashi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ergys Dashi ishte një emër jo shumë i lakuar në ambientet e kronikës së zezë në Shqipëri. Të paktën, kështu dukej, deri më 23 janar 2022. Mbrëmjen ku 20 plumba të derdhur ndaj tij në një lokal në Ekuador, do të zbulonin edhe “Cv-në” e tij të pasur në botën e narkotrafikut.

Kur kanë kaluar rreth 8 muaj që nga vrasja e tij, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka mbërritur pikërisht në lokalin ku Ergys Dashi u eliminua nga një vrasës me pagesë teksa konsumonte ushqimin nën shoqërinë e një miku të tij. Hoxha ka mundur të kontaktojë me menaxherin e restorantit i cili ka shpjeguar se si autori i maskuar dhe me një buqetë me lule në dorë iu afrua Dashit edhe e ekzekutoi në vend.

Hoxha shprehet se në Guayaquil, vrasësit i gjen me shumicë në rrethinat e qytetit ku jetohet në varfëri ekstreme, për pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollarë.

Kur kanë kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetëm nuk kanë gjetur vrasësit, por duket se as që kanë ndërmend të merren me atë që ka ndodhur.

Për ta, shqiptarët, vijnë nga një vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilësojnë përgjegjës për fatin e tyre, pasi janë përfshirë në nivele të larta të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Ndërsa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejnë aq shpesh atentate, sa e kanë kthyer Guayaquilin, në njërin nga qytetet më të rrezikshme të botës.

Postimi:

Të fundit

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

Lajme të tjera

Web TV