Putin fillon me rekrutimin e vullnetarëve, ja sa i paguan për t’i dërguar në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria ruse, e cila është në kërkim të ushtarëve me kontratë për të marrë pjesë në atë që Moska e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë, po përdor kamionë udhëtues për të rekrutuar vullnetarë të cilëve madje ofrohen si nxitje rreth 3,000 dollarë në muaj.

Një njësi speciale parkoi një kamion të tillë në një park qendror të Rostovit, një qytet në Rusinë jugore, të shtunën dhe kur u hapën dyert e tij u zbulua se ishte një zyrë e lëvizshme rekrutimi. Ushtarët me uniforma kamuflazhi dhe balluke të zeza tundonin me armë kalimtarët e interesuar dhe shpërndanin broshurat shumëngjyrëshe me titull “Shërbimi ushtarak i kontraktuar, Zgjedhja e një njeriu të vërtetë”.

As Rusia dhe as Ukraina nuk bëjnë të ditur viktimat e regjistruara nga forcat e tyre ushtarake, të cilat agjencitë e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se janë në dhjetëra mijëra nga të dyja palët.

Moska nuk e ka përditësuar numrin zyrtar të vdekjeve që nga 25 marsi, kur njoftoi 1,351  ushtarë rusë të vrarë dhe 3,825 të plagosur. Kremlini tha javën e kaluar se nuk kishte asnjë plan për një mobilizim mbarëkombëtar për të forcuar forcat ushtarake të Rusisë. Por nisma e rekrutimit të kamionëve shëtitës tregon se Moska ka nevojë për më shumë burra.

Oficeri përgjegjës për kamionin në Rostov tha se rusët dhe të huajt, nga 18 deri në 60 vjeç, me të paktën një diplomë të shkollës së mesme konsiderohen të pranueshëm.

Qytetarët me ndjenjë patriotike zgjedhin të nënshkruajnë kontrata për tre apo gjashtë muaj për të marrë pjesë në këtë operacion special ushtarak”, thotë majori Sergei Ardashev, duke premtuar stërvitje për të gjithë.

Lexo edhe :  Zbulohet shkaku i vdekjes së Hulk Hogan

Paga më e ulët mujore e ofruar është 2,700 dollarë (2,695 €), pothuajse tre herë më e lartë se mesatarja kombëtare.

Të fundit

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit...

Asllani refuzon ofertën e klubit të Serisë A

Kristjan Asllani e ka kuptuar që e ardhmja e tij është larg Interit, pasi edhe klubi e ka bërë publike dëshirën për transferimin e...

Ndodh çudia në Kamëz, në oborrin e shkollës “Ibrahim Basha” mbillet misër

Një situatë absurde dhe në kufijtë e komikes është denoncuar nga banorë të zonës Bulçes i Ri në Kamëz. Sipas denoncimit, oborri i shkollës 9-vjeçare...

Risia, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë arritur një marrëveshje të re për emigracionin, e cila parashikon që emigrantët në Francë të mund të aplikojnë...

Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnje, përplasen 5 automjete (Detaje)

Aksident me disa mjete të përfshira në afërsi të Pushimit të shoferit në autostradën Fier Lushnje. Ndër mjete e përfshira një autobot që transporton çimento....

Lajme të tjera

Web TV