Gjiknuri në Cërrik: Kryebashkiaku fokusohet te komunitetet e zonave të varfra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Cërrikut në Bashkëpunim me qeverinë shqiptare  u ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, ku në 3 vite janë ndërtuar apo rikonstruktuar 72 banesa, 22 prej të cilave vetëm vitin e kaluar.

Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri, njëherësh dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS, i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Andis Salla shpërndanë kontratat për 8 banesa të reja sociale, dedikuar familjeve në kushte të vështira social-ekonomike.

Drejtuesi politik Damian Gjiknuri vlerësoi vëmendjen që Bashkia e Cërrikut ka ndaj shtresave në nevojë,  duke u ardhur në ndihmë përmes programeve të ndryshme sociale.

“Më vjen mirë se Andi, kryetari juaj, gjithmonë më çon nëpër banesa sociale gjë që tregon se e ka në vëmendje këtë çështje. Kujdeset për njerëzit dhe më vjen mirë që pjesën më të madhe të punës e ka te banesat, te komunitetet e zonave të varfra”, theksoi Gjiknuri.

Kretari i Bashkisë Andis Salla siguroi se ky program social për strehimin e familjeve në nevojë do të vijojë. “Vjet kemi bërë 22 banesa nga nga themelet. Në tre vite janë 72 banesa përfshirë edhe ato të rikonstruktuara. Është një numër i konsiderueshëm për Bashkinë tonë dhe kemi projekte të tera në vazhdim në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Gjiknuri dhe Salla vizituan dhe dy familjet, Mema në fshatin Shterman dhe atë Xibraku në fshatin Qyrjan, të cilat tashmë kanë banesa të reja, me kushte shumë herë më të mira dhe më të sigurta se banesat e tyre të vjetra të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti.

Të fundit

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 45 vatra zjarri, 21 ende aktive!

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra...

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA. Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket...

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier është dhunuar brutalisht nga një...

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”/ Avokati: “21 janari” është kopsitur dhe faktuar

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Ai...

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar...

Lajme të tjera

Web TV