Nga Luiza Gega te Briken Calja, Rama publikon fotot: 7 yje të krenarisë kombëtare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka publikuar 7 yjet kombëtarë të cilët bënë krenarë shqiptarë me trofetë që arritën ën fitojnë në aerenën ndërkombëtare.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se Ministria e Mbrojtjes është duke përgatitur legjislacionin për krijimin e një structure të posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të Armatosura.

Postimi i Ramës:

7 yje të krenarisë kombëtare që na kanë bërë aq krenarë me trofetë e tyre në arenën ndërkombëtare

*sot të gjithë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes është duke përgatitur legjislacionin për krijimin e një strukture të posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të Armatosura🤝

🏅Luiza GEGA, kampionia që i dhuroi Shqipërisë medalje ari në 3000 metra me pengesa në kampionatin Europian të Atletikës

🏅Distria KRASNIQI, xhudistja e pamposhtur nga Kosova fitoi gjithashtu medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

🏅Nora GJAKOVA, xhudistja e cila fitoi medaljen e artë olimpike, në kategorinë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

🏅Briken CALJA, u shpall kampion bote në peshën deri 73 kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, në Uzbekistan në vitin 2021

🏅Ilir KËLLEZI, një atlet i talentuar që ka nderuar vendin tonë me shumë medalje e kupa në gara e maratona ndërkombëtare

🏅Ilirian SULI, një nga peshëngritësit më të suksesshëm të vendit tonë. Me mbi 100 rekorde kombëtare, është nënkampion bote në peshëngritje

🏅Indrit ÇULLHAJ, xhudisti që mes sukseseve të shumta në arenën kombëtare, arriti të kurorëzohet si kampion Ballkani në vitin 2018

Të fundit

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar fare numërimi i votave nga...

Lajme të tjera

Web TV