Putin “ngre në këmbë” botën, Perëndimi: Duhet ta marrim seriozisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin, këtë të mërkurë mbajti fjalimin e jashtëzakonshëm në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë. Ai akuzoi Perëndimin për përfshirje në shantazh bërthamor kundër Rusisë, duke theksuar se Rusia është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin ushtarak, duke mos përjashtuar as përdorimin e armëve bërthamore.

Pas deklaratave të forta, kanë ardhur dhe reagimet e para nga Perëndimi.

Ka qenë ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Gillian Keegan, e cila tha se kërcënimet e tij duhet të merren seriozisht.

“Është e qartë se është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, ju e dini, ne nuk e kemi kontrollin. Ky është padyshim një përshkallëzim”, tha ajo.

Gjithashtu edhe ministri i Ekonomisë në Gjermani reagoi duke thënë se bëhet fjalë për një lëvizje të keqe nga ana e liderit rus dhe për një zhvillim aspak të mirë.

Kurse, ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink, e ka cilësuar njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin si një shenjë dështimi, teksa u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rezistencën e Ukrainës ndaj agresionit rus.

“Referendumet e rreme dhe mobilizimi janë shenja dobësie, dështimi rus”, shkroi në Twitter ambasadorja Bridget A. Brink, vetëm pak minuta pasi kishte filluar transmetimi i fjalimit të liderit rus.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë pretendimin e Rusisë për territorin e supozuar të ushtruar nga Ukraina dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, shtoi Brink.

Të fundit

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të...

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi...

Lajme të tjera

Web TV