Gazetarja e CNN nuk mbante shami, presidenti i Iranit nuk i shkon në intervistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një valë zemërimi po përfshin Iranin pas vdekjes së një vajze 22-vjeçare e cila u arrestua nga e ashtuquajtura Policia Morale e Teheranit për mosbindje ndaj urdhrit për të mbuluar mirë flokët e saj.

Siç raporton gazetarja britaniko-iraniane Christian Amanpour në postimin e saj në Twitter, ajo kishte organizuar një intervistë me presidentin e Iranit, Ebrahim Raishi, për ta pyetur për vdekjen e 22-vjeçares, por edhe për protestat që kanë shpërthyer në shumë zona të vendit.

Gazetarja vëren se do të ishte intervista e parë e presidentit iranian në tokën amerikane.

“Pas javësh përgatitjeje dhe orëve të gjata të vendosjes së pajisjeve të përkthimit, dritave dhe kamerave, ne ishim gati. Por presidenti Raisi nuk u paraqit. Dyzet minuta më vonë erdhi një asistent. Siç më tha, presidenti më sugjeroi të mbaj shami, sepse janë muajt e shenjtë të Muharremit dhe Safarit”, tregon Amanpour.

Gazetarja refuzoi me mirësjellje, ndërsa shtoi: “Jemi në Nju Jork, ku nuk ka asnjë ligj apo traditë për shamitë. Theksova se asnjë president iranian nuk e kishte kërkuar më parë këtë kur i intervistova jashtë Iranit”.

“Asistenti e bëri të qartë se intervista nuk do të bëhej nëse nuk mbaja shami. Ai foli për një çështje respekti dhe foli për situatën në Iran – duke iu referuar protestave që kanë përfshirë vendin”, tha Amanpour.

“Përsëri thashë se nuk mund të pajtohesha me këtë kërkesë të paprecedentë dhe të papritur”, thekson ajo.

“Dhe kështu u larguam. Intervista nuk u bë. Në një kohë kur protestat vazhdojnë dhe njerëzit po humbasin jetën, do të ishte një moment i rëndësishëm për të biseduar me Presidentin Raisi”, përfundoi gazetarja.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV