Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif Ersoy”, reagon Kushi: Ja shkeljet që ka bërë kolegji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, vendim që u mor nga Këshilli i Ministrave.

Sipas ministres Evis Kushi, kjo shkollë ka nisur procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standarteve të godinës. Po ashtu theksohet se ky kolegj nuk i ka plotësuar më tej kriteret ligjore.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Nisur nga interesimi dhe spekulimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.
1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.
Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillim viti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.

Të fundit

Kryemadhi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, batuta që bën me gazetarët para SPAK-ut!!

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. “Ato videot...

‘Jeni protestues apo…?’, Rama ‘përplaset’ me gazetarin në Berlin

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për...

A do të bëhet Shqipëria Greqia e re? Rama nga Berlini: Hajdeni tek ne dhe do të kurseni

Rama: Shqipërisë i është dhënë e drejtë mes kombesh, shumë prej mbrojtësve të hebrenjve ishin myslimanë. Ata nuk ishin hebrenj ishin shqiptarë. Ejani në...

E rëndë në Elbasan, 57-vjeçarja gjendet e pajetë nga familjarët brenda banesës së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëmrizë të Elbasanit, ku një 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Sipas burimeve...

Kultivonte kanabisin në serë,arrestohet në Madrid shqiptari! Ekstradohet drejt Shqipërisë

Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër. Si rezultat...

Lajme të tjera

Web TV