Izrael-Shqipëri/ Ky mund të jetë fomacioni që kombëtarja do të zbresë në fushë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqezinjtë kanë zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në Durrës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shqipëria do të sfidojë Izraelin, në ndeshjen që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45, teksa ekipi i Edi Rejës ka mbyllur dje përgatitjet, dhe paraditen e sotme do të fluturojë drejt Tel Avivit në një udhëtim që pritet të zgjatë 3 orë e gjysmë.

Dje i pranishëm në stërvitjen e përfaqësueses ka zbritur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, por edhe disa drejtues të tjerë.

Në këtë transfertë Edi Reja nuk do të ketë të gatshëm disa lojtarë, por nga grupi aktual që është thirrur, Myrto Uzuni është i vetmi në dyshim, edhe pse është bashkuar me grupin.

FORMACIONI

Teksa dhe ndryshimi i skemës do të vijë këtë ndeshje, ku trajneri italian pritet që të kalojë te moduli me katër mbrojtës, sa u përket lojtarëve mendohet që do ta nisin nga minuta e parë:

Etrit Berisha, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Elseid Hysaj dhe Frederik Veseli, që do të formojnë repartin e mbrojtjes.

Në mesfushë, e cila do të përbehet nga tre lojtarë dhe Nedim Bajrami përpara tyre, pritet të jetë me Gjasulën, Abrashin dhe Asllanin.

Ndërsa në sulm, Shqipërinë do ta udhëheqë drejt kërkimit të një fitoreje dyshja Broja-Cikalleshi, ndërkohë që Myrto Uzuni mund të aktivizohet në pjesën e dytë, si pasojë e shqetësimit që ka.KOM (1)

Të fundit

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji,...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Lajme të tjera

Web TV