Botërori Katar 2022/ Zvicra i ndalon Xhakës dhe Shaqirit festimin me shqiponjën dykrenare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po afron Botërori i Katarit. Kombëtaret pjesëmarrëse po marrin masat në çdo drejtim për t’u paraqitur sa më mirë në këtë Kupë Bote krejt të veçantë në histori, e para që do të luhet në vjeshtë-dimër. Zvicra, e cila përbëhet nga lojtarë të disa kombësive, ka edhe një merak tjetër.

Ajo lidhet kryesisht me dy liderët shqiptarë që ka në përbërje. Të dy këta u kthyen në “djaj” dhe “heronj” gjatë ndeshjes së luajtur ndaj Serbisë, në “Rusia 2018”.

Të dy shënuan gola dhe festuan me shqiponjën dykrenare.

Një simbol identifikues dhe krenaria për të gjithë shqiptarët, gjë e cila u konsiderua si provokim nga serbët. Edhe FIFA e qortoi Zvicrën dhe e gjobiti. Që kjo të mos përsëritej më, drejtuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit zhvilluan mbledhje dhe e mbyllën këtë çështje.

Duke qenë se shorti e ka vendosur kombëtaren helvete sërish në të njëjtin grup me Serbinë në “Katar 2022”, ashtu si në Botërorin pararendës të Rusisë, drejtori i kombëtareve të Zvicrës ka kërkuar që të ndalohen të gjitha festimet e lojtarëve, që konsiderohen provokime. Ndër to, me siguri edhe festimi me shqiponjë.

Pierluigi Tami u shpreh për “Blick”: “Menjëherë pas shortit të grupeve më 1 prill 2022, ne u takuam me trajnerin e kombëtares serbe, Dragan Stojkovic. Ai na tha:

Është dëshira jonë e përbashkët që kjo ndeshje të jetë e gjitha për futbollin. Në maj të këtij viti, presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc dhe sekretari i përgjithshëm Robert Breiter u takuan me homologët e tyre nga Federata Serbe e Futbollit. Gjatë bisedës, serbët përsëritën se ekipi serb duhet të merret vetëm me futbollin.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri është fyer nga tifozët serbë gjatë gjithë ndeshjes së vitit 2018. Tami specifikon: “Nuk duam të bëjmë më të njëjtat gabime. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar. Nuk duhet të ketë as fjalë, as gjeste dhe as sjellje të përgjithshme që provokojnë ndjeshmëri të tjera. Kur brohorasim, është për të treguar gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Nuk duhet të jemi provokues”.

Të fundit

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Lajme të tjera

Web TV