Veliaj: Monës dhe Ilirit i fiket llamba kur s’ndahet “plaçka” me ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo tha se Tirana sot është një qytet më i pastër dhe kjo është ajo që i intereson qytetarëve.

Për sa i përket denoncimeve të Partisë së Lirisë për çështjen e inceneratorit të Tiranës, Veliaj tha se kjo është “luftë e Metës dhe Kryemadhit pasi nuk kanë marrë copën e tyre.”

Veliaj: Publiku do që Tirana të jetë e pastër. Publiku nuk është budalla. Kur shikon zyrtarë të Ilir Metës, se Meta dhe Kryemadhi kanë hall si është bërë kjo dhe ne nuk kemi copën tonë, publiku e kupton. Unë nuk i njoh ata që janë në kërkim, nuk i kam takuar. Pyet hetuesinë. Për dy vende ka dhënë autorizim, sekuestro dhe ka vënë administrator. Këto vendime i merr gjykata. Kjo skema në Elbasan dhe Fier qenka tjetër se këta paska financuar dhe investimin, në Tiranë vetëm i marrin plehrat dhe i çojnë aty.

Publiku këtë e ka perceptuar që ky është pazari i një partie. PS në dallim nga partitë e tjera që thonë mos arresto atë që vrau në 21 janar, PS thotë nëse ke dyshime për disa njerëz hetoni. LSI kur i ikin njerëz dhe kur krijohet ideja që nuk qenka ndarë plaçka me ta Monës dhe Ilirit i fiket llamba. Kjo është luftë e një partiçke të vogël për plaçkë të pretenduar. Tirana sot është më e pastër. Publiku kaq gjë e di.

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Lajme të tjera

Web TV