“Është mirë që grekët të dinë të notojnë”, ministri turk ‘këshillon’ fqinjët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet Greqi-Turqi janë kryefjala e mediave ditët e fundit, për shkak të përplasjeve dhe retorikës së liderëve kundër njëri-tjetrit.

Së fundmi, Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka bërë kërcënime të reja ndaj Greqisë, në një intervistë të dhënë për gazetën Hurryiet dhe e cila është botuar mëngjesin e së shtunës, pak orë, pas fjalimit të Kyriakos Mitsotakis në Asamblenë e OKB-së.

Sipas Protothemës, nga Nju Jorku, Hulusi Akar iu referua Katastrofës së Azisë së Vogël, duke “këshilluar” grekët se është mirë të dish not.

Kjo referencë e fundit u bë kur Hulusi Akar iu kërkua të komentonte deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos, nga Kastellorizo.

“Ne menduam se ata kishin harruar të notonin kur pamë sjelljen e tyre sfiduese të kohëve të fundit. Nëse vazhdojnë me këtë mendësi, mësimi i notit do t’u bëjë mirë. Me gjithë qëllimet tona të mira, disa politikanë grekë vazhdojnë veprimet dhe retorikën e tyre provokuese. Ata përdorin mjete të ndryshme për të shpifur Turqinë., tha ministri turk i Mbrojtjes.

Ai pohoi, në fakt, se është Turqia ajo që fton “me ngut” palën greke në një dialog për të zgjidhur problemet dhe grekët që “i shmangen vazhdimisht dialogut”.

Në mars, mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Athinës dhe Ankarasë për disa ishuj në Egje u qetësua përsëri për një kohë të shkurtër, por dy muaj më vonë të dy vendet vazhduan manovrat e tyre ushtarake në rajon.

 

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV