“60 ditë për t’u zgjuar”/ Ja titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme u luajt raundi i radhës i ndeshjeve të Nations League, ku Kombëtarja e Shqipërisë u mposht për herë të dytë nga Izraeli. Por humbja e kombëtares tonë nuk ishte zhgënjimi më i madh, pasi Spanja gjithashtu zhgënjeu në shtëpinë e saj përballë “shqiptarëve” të Zvicrës.

Tashmë Spanja do të luajë shansin e saj të fundit përballë kombëtares luzitane të Cristiano Ronaldos, Portugalinë, ku do të synojë vetëm fitoren në mënyrë që të rrëmbejë kreun e grupit.

Për më tepër, ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Gazeta spanjolle “Sport” hapet me titullin: “Është koha për të fituar në Portugali”.

Prestigjozja “AS” mban ende shpresat gjallë duke theksuar se ka mbetur ende dhe një shans i fundit përballë Portugalisë për t’u ringritur. “Fatmirësisht, na ka mbetur Portugalia”, shkruan AS.

“60 ditë për t’u zgjuar” shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, ku kritikon formën e dobët dhe të lëkundur të kombëtares spanjolle të drejtuar nga Luis Enrique, i cili duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë pasi po afron kompeticioni më prestigjioz në botë, Kupa e Botës.

Së fundmi nga Spanja, gazeta katalanase “Mundo Deportivo” hapet me titullin: “Të ngecur”. Një humbje zhgënjyese përballë Zvicrës në shtëpi me spanjollët të cilët duken shumë larg formës optimale.

Ndryshe nga Spanja, Portugalia sot është në delir duke u krenuar me kombëtaren luzitane të cilët arritën një fitore mbresëlënëse me rezultatin e thellë 4-0 kundër kombëtares çeke. Gazeta “A Bola” vjen me titullin: “Më e mira nuk ka ardhur ende”.

Në Angli, situata mbetet e zymtë, me anglezët që kërkojnë shkarkimin e trajnerit Southgate, por gazeta britanike “Sport Star Sunday” vjen me titullin optimist duke iu referuar deklaratës së Harry Kane: “Mos u panikosni”. Bomberi anglez shprehet se gjithçka do të ndryshojë në Botërorin e Katarit.

Lexo edhe :  “Furtunë” largimesh tek Partizani, pas Gegës jep dorëheqjen edhe Drejtori Teknik

E përditshmja franceze “L’Equipe” hapet me titullin: “Miq për zili”, me Giroud dhe Mbappe në cover-in e gazetës. Dy sulmuesit e kombëtares po shijojnë formën e tyre fantastike duke treguar që skuadra mund të funksionojë me të dy golashënuesit në formacion.

Pas fitores së rëndësishme kundër Anglisë, në Itali vëmendja është rikthyer te Serie A. “La Gazzetta dello Sport” hapet me titullin: “E vërteta e Lukakut, Interi qëndron këtu”. Sulmuesi belg pritet të rikthehet së shpejti në fushë për të ndihmuar zikaltërit të ringrihen dhe të lënë pas krizën e rezultateve zhgënjyese.

“Napoli depërton” shkruan e gazeta italiane “Corriere dello Sport”, e cila ka zgjedhur të fokusohet te sulmi napolitan i talentit Kvaratskhelia dhe Raspadorit, i cili shënoi në takimin kundër Anglisë. Sulmi i Napolit duket i frikshëm dhe premtues këtë sezon.

E përditshmja italiane “Tuttosport” zhvendos vëmendjen në Torino, ku pritet në mënyrë të dëshpëruar rikthimi i disa prej yjeve të Juventusit, në mënyrë që ekipi i Allegrit të performojë sërish në nivele të larta. “Pogba, për mua Benfica” shkruan gazeta italiane, duke iu referuar mesfushorit francez, i cili pritet të kthehet nga dëmtimi pikërisht në ndeshjen deçizive në Champions League kundër ekipit të Benficës që do të luhet ekzaktësisht pas një muaji.

Të fundit

Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen e Anesti Ramës, flasin banorët e fshatit

Arrestimi i Çlirim Doganit si bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës disa ditë më parë, për banorët e fshatit...

Makina dhe ora luksoze, goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Shtetit ka njoftuar përfundimin e aksionit të koduar “OROLOGI”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim mes strukturave të Drejtorisë së Policisë Kriminale,...

Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

Përdorimi i imazhit të një personi për të hapur një profil fals në rrjetet sociale do të konsiderohet si krim në Kodin e ri...

Po shuante flakët që i rrezikonin shtëpinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda në trup!

Një tjetër person është lënduar nga flakët e Delvinës teksa ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa fshatra të zonës. Apostol Zhupa...

Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve!

Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi. Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për...

Lajme të tjera

Web TV