Një pasardhës i Benzema-s, Real Madrid hedh sytë nga sulmuesit e Seria A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ortek milionash mund të kthejë përmbys Serinë A. Vijnë nga Spanja, më saktësisht nga Madridi ku synohet të arrihet një marrëveshje milionere.

Një lajm që mund të ketë pasoja për kampionatin italian me Florentino Perez që është gati të marrë një sulmues nga Italia për të zëvendësuar Benzema.

Paratë vijnë nga marrëveshja e re e sponsorizimit me Emirates: një operacion prej 70 milionë eurosh që bashkë me bonuset mund të arrijë në 77 milionë në vit për tre sezone.

Një shifër e rëndësishme që Real-i mund të vendosë ta shfrytëzojë për të blerë pasardhësin e 34-vjeçarit Benzema. Dhe duket se sytë e Los Blancos janë drejtuar nga Seria A, ku po mbahen tre lojtarë nën vëzhgim.

I pari është Lautaro Martinez, një ‘fiksim’ i vjetër i Merengues. Zilkaltrit do të ishin të gatshëm të uleshin në tavolinë përballë një oferte prej 70/80 milionë eurosh.

Emri i dytë është ai i Dusan Vlahovic. Juventus e konsideron serbin sulmuesin e së ardhmes, por nëse gjërat nuk do të shkojnë mirë këtë vit, asgjë nuk mund të  përjashtohet.

Një ofertë 80 milionë euro mund të krijojë disa dyshime te bardhezinjtë që, gjithsesi, do të mendoheshin gjatë para se të nisnin një ne gociatë të mundshme.

I treti është Victor Osimhen, sulmues me perspektivë të madhe, por që për vitin e tretë radhazi ka probleme fizike. Probleme që e kanë frenuar pak shpërthimin e tij, por pavarësisht nga kjo presidenti De Laurentis nuk e lëshon pa një ofertë prej 100 milionësh.

Një shifër që nuk e tremb një Real Madrid të pasuruar nga një marrëveshje prej pothuajse 80 milionë eurosh në vit dhe me një dëshirë për ta marrë sulmuesin e së ardhmes nga Seria A.

Të fundit

50 turistë izraelitë bllokohen në Sarajevë, pasaportat e tyre u hodhën në kosh nga hoteli

Një grup i madh turistësh nga Izraeli që mbërritën për të vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën mbetën të bllokuar në...

Gruaja gjen një diamant të rrallë dhe e shndërron në unazën e fejesës së saj

Një grua nga New Yorku vizitoi Parkun Shtetëror të Kraterit të Diamanteve në Arkansas për të gjetur një gur për unazën e saj të...

Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator

Vjeshta pritet të sjellë konferencën ndërqeveritare Shqipëri- BE për hapjen e dy grupkapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit në BE. Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd...

Tragjedi në Korçë/ 70-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë

Një i moshuar i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 16...

Merr me vete 7 liderë europianë për të takuar Trump… nga çfarë ka frikë Zelensky?

Në një veprim taktik që po rrit "ethet diplomatike" në lidhje me Ukrainën, Volodymyr Zelensky ka ftuar shtatë liderë evropianë të takohen me Donald...

Lajme të tjera

Web TV