Zgjedhjet në Itali/ Manjani ironizon: Meloni do na pushtojë? Nard Ndoka i ‘mbyll gojën’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për fitoren e Qendrës së Djathtë në zgjedhjet në Itali me Giorgia Melonin, e cila pritet të jetë kryeministrja e parë në historinë e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani ironizon reagimet e shkaktuara nga fitorja e Melonit dhe në mënyrë ironike ngre pyetjen “kjo Giorgia Meloni do na pushtojë gjë?”

“Ka dëgjuar njeri ndonjë llaf? Dmth, ishalla e bën dhe ajo si Duçja.  Se kështu me governatorë burokratë që as të… pushtojnë e as të lëshojnë, nuk shtyhet. Më mirë Meloni sesa Yuri dhe Laja e Brukselit.”, shkruan Manjani.

Por në postimin e këtij të fundit, ka reaguar ‘me shpejtësinë e dritës’ kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili ka zgjedhur t’i ‘mbyllë gojën’ Manjanit, me deklaratën e Melonit, e cila ndër të tjera shprehet se për Sorosin, do të ishte edhe armike e BE.

“Për Sorosin, unë do isha armike e BE-së. Nga ana tjetër, mendoj se armiqtë e vërtetë të Evropës janë ata që spekulojnë me fatkeqësitë e njerëzve, ata që financojnë emigracionin masiv dhe që destabilizojnë shoqërinë dhe kulturën e popujve të tërë. Siç ndodh, të gjitha këto karakteristika që vlerëson ky ‘filantrop’, janë të vlerësuara nga e majta jonë globaliste lokale. Nëse luftimi i këtyre devijimeve do të thotë të jesh armik për Sorosin, atëherë unë jam krenare për këtë”, ishte deklarata e Melonit, të cilën Ndoka zgjodhi t’i referohej në koment.

Me komentin pikant të Ndokës është ‘pajtuar’ edhe Manjani, i cili ka replikuar duke u shprehur se edhe ai është krenar për Giorgian.

Të fundit

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

80 mln euro në arkë, si do i shpenzojë Interi në merkato?

Kur duhen edhe gati 10 ditë nga mbyllja e merkatos për ketë verë, Interi duhet të bëjë me patjetër dy perforcime shumë të nevojshme...

“Bloomberg”: Ja vendet pro dhe kundër dërgimit të trupave në Ukrainë

Vendet evropiane po nxitojnë për finalizimin e garancive për sigurinë e Ukrainës, përpara një takimi të mundshëm mes presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin,...

Po shkonte të merrte nusen, qëllohet për vdekje dhëndri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tunizi gjatë një ceremonie martese. Mediat e huaja bëjnë të ditur se mbrëmjen e 21 gushtit në Ben...

Lajme të tjera

Web TV