Vera ‘e artë’ rimëkëmb turizmin! Shifrat edhe më të larta se në vitin para pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muajt e verës, duket se ishin shumë të mirë për vendin, pasi turizmi është rimëkëmbur, dhe shifrat e tregojnë më së miri këtë.

Më shumë se 5.6 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në tetë muaj. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave thuhet, se në raport me 8-mujorin e vitit të kaluar numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është rritur me 29.3%. Vetëm në gusht sipas raportit në vend kanë hyrë 1.7 milionë të huaj.

“Gjatë tete mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,1 herë dhe Greqia me 2,1 herë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen më të ulët me 6,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në raportin e INSTAT.

Madje janë tejkaluar edhe rezultatet e vitit 2019, pasi në tetë muajit e atij viti në vend kishin hyrë 4,8 milionë të huaj.

Dalja nga izolimi ka dhënë impakt të drejtpërdrejtë në shtimin e lëvizjeve, jo vetëm për hyrjet por edhe për daljet jashtë vendit. Sipas të dhënave nga janari në tetor kanë dalë jashtë vendit 3.8 milionë shtetas shqiptar duke u rritur me 34.7%.

Në tetëmujorin e vitit 2022, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit paraqiten:

Numri i shtetasve që kanë hyrë:
-Nga pikat ajrore është rritur me 91,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Nga pikat detare është rritur me 46,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 22,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i shtetasve që kanë dalë:
– Nga pikat ajrore është rritur me 2,0 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Nga pikat detare është rritur me 55,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 27,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vijon raporti.

Të fundit

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin...

Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!" Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për...

Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës Vllaznia ka arritur një përmbysje spektakolare në...

Lajme të tjera

Web TV