Probleme me mafian marokene, talentit holandez i djegin makinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori Mohamed Ihattaren, kartoni i të cilit i përket Juventusit, por aktualisht është i huazuar te Ajax, ka përjetuar një moment të vështirë. Siç raporton “De Telegraaf”, makina e tij, një Porsche Panamera, ka marrë flakë natën mes së hënës dhe së martës.

Ngjarja ka ndodhur në Utrecht, rreth orës tre të mëngjesit, dhe ka qenë policia që ka lajmëruar zjarrfikësit, që kanë ndërhyrë menjëherë.

ihattaren - Twitter Search / Twitter

Tashmë kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe në veçanti do të shikohen pamjet e marra nga kamerat.

 

Vetëm pak ditë më parë u dogj edhe makina e vëllait të Ihattaren, Jasirit, për arsye ende të paqarta.

Sipas “De Telegraaf”, lojtari prej disa kohësh po përballet me kërcënime nga rrethet kriminale për të cilat policia ka nisur hetimet.

Në fillim të gushtit, Ihattaren u bë lajm për shkak të kërcënimeve që mori nga disa anëtarë të mafies Mocro (mafia marokene), që vepron prej vitesh mes Holandës dhe Belgjikës.

I lindur në vitin 2002, Mohamed Ihattaren konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj të viteve të fundit të futbolli holandez, por karriera e tij deri më tani ka qenë e mbushur me një sërë problemesh që e kanë penguar të spikatë në fushën e blertë.

I blerë nga Juventusi në verën e vitit 2021, ai u huazua te Sampdoria deri në janar 2022, por nuk luajti asnjë ndeshje. Më 1 prill ai u rikthye në fushë me fanellën e të rinjve të Ajaxit pothuajse një vit pas paraqitjes së tij të fundit. Këtë sezon edhe nuk ka zbritur në fushë.Official: Mohamed Ihattaren is a Juventus player - Juventus

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV