Doda takon Yuri Kim: Pakt kombëtar për integrimin e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e grupit parlamentar për demokraci dhe Integrim, Mesila Doda, zhvilloi gjatë ditës së martë një takim me Ambasadoren e SHBA të akredituar në Tiranë, Yuri Kim, në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e djeshme dhe të sotme të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi rolin e Parlamentit në integrimin e Shqipërisë, si edhe për situatën dhe nivelin e demokracisë në vend.

Doda nënvizoi rritjen e rolit monitorues dhe kontrollues të Parlamentit veçanërisht në situatën e sotme të hapjes së negociatave, ku është e nevojshme rritja e këtij roli dhe nevojën për një pakt kombëtar për integrimin, nga ana e të gjithë forcave politike në Shqipëri.

Ambasadorja Yuri Kim nga ana e saj nënvizoi se SHBA kanë qenë gjithmonë të angazhuar në rritjen e nivelit të demokracisë në vend, ku qytetarët duhet të ndjehen të pushtetshëm dhe të përfshirë.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV