Vizita në FSHF, Rama thumbon Dukën, i drejtohet Infantino-s: Investimet u rritën kur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino vizitoi sot Shqipërinë me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të federatës në institucionin e futbollit botëror, por edhe për shkak të inaugurimit të zyrave të reja të FSHF-së, pjesë e të cilës janë edhe fusha stërvitore.

Gjatë kësaj vizite Infantino u ndal fillimisht në kryeministri, ndërsa më pas bashkë me kryemnistrin Rama dhe presidentin e FSHF-së Armando Duka, u zhvendosën te ‘Shtëpia e Futbollit’ e ndërtuar te ish-kompleksi Dinamo. Presidenti i FIFA-s pa nga afër zyrat e reja dhe u njoh me historinë e Shqipërisë ndër vita, ndërsa shpesh udhërrëfyes u bë kryeministri Rama.

Në këtë inaugurim nuk munguan as shakatë, me kryeministrin Rama, i cili ngacmoi presidentin Duka në lidhje me investimet në futboll. Teksa tregohej një tabelë me investimet në stadiumet shqiptare vihej re një rritje e konsiderueshme në kohën kur vendin e drejton Partia Socialiste. Menjëherë Rama iu drejtua Infantinos duke thënë: “Shife këtë grafikë. Këto janë investimet në futboll të partisë (PD) që voton Duka, ndërsa këto janë në periudhën time.”

Më pas fjalën e mori presidenti i FSHF-së Armando Duka:

“Fatkeqësisht apo fatmirësisht bie shi, pasi do ishin më shumë të pranishëm këtu. Me Ramën vendosën tullën e parë të këtij projekti për zyrat e reja. Më në fund jemi në shtëpinë tonë të madhe dhe të përbashkët. Këtu do punojnë mbi 16 mijë futbollistë vajza dhe djem nga e gjithë Shqipëria. Kjo na jep më shumë përgjegjësi, për ti edukuar më mirë. Para disa vitesh ishte utopike të mendoje për zyra të tilla, madje disa të tjerë e mendonin luks.

Nuk është thjeshtë një godinë, një fuishë, por është një mesazh se sa i rëndësishëm është futbolli në përgjithësi. Në të kaluarën nuk kemi patur shumë mundësi ti mbështesim shumë futbollistët. Rama na vendosi në dispozicion këtë terren në qendër të Tiranës, e falenderoj shumë. Këtë objekt ndoshta kryeministri e ka zili edhe për qeverinë e tij.

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Projektet e mëdha kërkojnë durim dhe kohë. Vetë Rama në 2018 më telefonoi dhe më tha e kam caktuar vendin ku do ndërtojmë kompleksin e futbollit shqiptar. Bashkpunimi me qeverinë nuk do përfundojë këtu. Më kujtohet kur nuk kishim stadium për të luajtur me kombëtaren dhe më pas u ndërtuan dy stadium. Më vonë erdhi perla ‘Air Albania’ ku u zhvillua edhe finalja e Conference League. Ky kompleks ka një vlerë të tanishme, pasi vijon të ndërtohet, mbi 10 milionë euro.”, u shpreh Duka.

Të fundit

Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’...

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në...

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Ceremoninë e Hapjes së festivalit ‘Herrenchiemsee Festspiele’ më Bavari, ku mbajti një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama...

Grushti i shtetit në Qipro, 15 korrik 1974 – Fillimi i ndarjes së ishullit

Më 15 korrik 1974, në kryeqytetin Nikosia të Qipros, ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte përgjithmonë historinë e ishullit: një grusht shteti i...

Ditëlindje si mafia/ Yamal përfundon i akuzuar! Persona me nanizëm dhe bjonde të paguara

Ditëlindja e 18 e sulmuesit të Barcelonës Lamine Yamal ka shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Kjo sepse në festën private të futbollistit, i cili po mrekullon...

Lajme të tjera

Web TV