Barcelona kërkon rinovimin e kontratës së Dembele, por tani do që të heqë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja “Dembele” ende nuk është “mbyllur” te Barcelona. Pasi arritën ta bindnin francezin ne verë që të qëndronte në “Camp Nou”, tani drejtuesit “blaugrana” synojnë të nënshkruajnë një kontratë me një kohëzgjatje të re.

25-vjeçari ka rilindur që kur drejtimin e skuadrës e mori Xavi Hernandez. Performancat pozitive edhe në këtë fillim sezonin kanë bërë që te Barcelona të mendojnë për “bilndimin” e tij përtej vitit 2024.

Francezi nënshkroi në verë vetëm për dy sezone dhe me një klauzolë largimi që ndonëse fillimisht vlerësohej në 100 milionë euro, pas negociatave të fundit u caktua vetëm 50 milionë. Gjithashtu, sipas marrëveshjes që është nënshkruar mes palëve, gjysma e kësaj shume do t’i shkonte futbollistit dhe menaxherit të tij, Moussa Sissoko.

Barça, duke marrë parasysh faktin që për 50 milionë mund të humbasë Dembélé (në fakt do të arkëtonte vetëm gjysmën e kësaj shume) dhe se në botëror mund të rivlerësohet kartoni i tij (në varësi të rezultateve të Francës), ka nisur të lëvizë për nënshkrimin e një kontrate të re. Tani Barça dëshiron ta ketë nën kontratë të paktën, deri në vitin 2026 .

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV