Luis Suarez përjashton rikthimin në futbollin evropian, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luis Suarez ishte njëri nga sulmuesit më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, për faktin se kishte mbetur futbollist i lirë pas largimit nga Atletico Madrid.

Sulmuesi uruguaian vendosi të rikthehet në vendlindjen e tij duke nënshkruar për skuadrën e fëmijërisë Nacional një kontratë pesë mujore.

35-vjeçari do të mbetet i lirë më 1 janar, derisa ai nuk e mendon rikthimin në Evropë.

Me shumë gjasa Suarez do ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit amerikan MLS.

“Unë ende nuk e di se çfarë do të bëj. MLS është një nga opsionet e mundshme, por për momentin po shijoj aventurën me Nacionalin”, tha fillimisht Suarez.

“Një gjë është e sigurt: nuk do të rikthehem në Evropë. E kam mbyllur karrierën time atje, u largova krenar nga futbolli evropian. Kisha shumë opsione përpara se të rikthehesha te Nacionali, por pas Groningenit, Ajaksit, Liverpoolit, Barcelonës dhe Atletico Madridit, nuk mund të zhvilloja dot një karrierë më të mirë”.

“Për këtë arsye nuk mund të shkoja te një ekip që ishte më pak i fortë se Atletico. Ishte një trajektore perfekte”.

“Më kuptim kishte rikthimi në Uruguai, jo sepse është një ligë e dobët, por për të mbyllur një cikël”, tha Suarez.

Të fundit

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Lajme të tjera

Web TV