Mblidhet sot komisioni hetimor për Ilir Metën, thirret edhe Dvorani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për përplasjen e Ilir Metës me mazhorancën dhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të mblidhet ditën e sotme në orën 13:00.

Në këtë mbledhje është ftuar edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin kreu i shtetit Ilir Meta e ka akuzuar se është përdorur nga mazhoranca për të ‘rrëmbyer’ njërin prej anëtarëve të Gjykatës Kushtuese.

Dvorani është shprehur për mediat se ai do të jetë i pranishëm ditën e premte në komision për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.

U njoha me ftesën e parlamentit. Do të jem i pranishëm për t’iu përgjigjur interesit të publikut dhe të gjitha pyetjeve të deputetëve”, ka theksuar Dvorani.

Ndërkaq, kreu i shtetit Ilir Meta akuzon Dvoranin se ka marrë kompetenca që nuk i takojnë dhe se mazhoranca e përdori atë për të kapur edhe institucionin e fundit që ka mbetur, siç është Gjykata Kushtetuese.

Sa herë e ka paralajmëruar Presidenti, Kryetarin e KED i cili ka zero kompetencë në Kushtetutë që të respektojë radhën kushtetuese dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të evituar përplasjet e mundshme midis institucioneve të Presidentit dhe Kuvendit? Nuk numërohen.

Po reagimi i tij? Shkeli me të dyja këmbët edhe vendimin e vetë KED-së, e cila respektoi radhën e vakancave në mënyrë korrekte President, Kuvend, President, Kuvend. Po ky Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED?

Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë? Nëse sipas këtij, radha s’qenka e rëndësishme, edhe pse është detyrim kushtetues, lind pyetja e pafajshme e çdo fëmije: Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t’ia çonte Presidentit?

Se ke dëgjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?”, shtron pyetjet presidenti Ilir Meta.

Lexo edhe :  Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Tashmë pritet nëse edhe komisioni hetimor parlamentar do t’ia shtrojë ditën e premte këto pyetje kreut të KED-s Ardian Dvorani.

Të fundit

Lapaj sfidon Shabanin/ Të japim të dy dorëheqjen, vendin në Parlament ta marrë..

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e...

Kontrolle në tregje dhe fermerë/ Tatimet bllokojnë 63 tonë mallra pa kupon

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin për sigurinë ushqimore në vend, me sekuestrime të tjera të mallrave të skaduara apo pa faturë. Informohet se si...

‘Na duhen njerëz të ditur’/ Rama: Shqipëria s’ka nevojë për juristë, mund t’i eksportojmë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Per juristë, tha ai, vendi nuk ka nevojë, pasi...

Rama në aktivitetin e UBT/ Për të shkuar në auditor duhet të kalojë në një pazar qoftesh

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku theksoi rëndësinë e transformimit të këtij institucioni...

“Kryengritje” brenda republikanëve, projektligjet që shkaktuan debat mes senatorëve

Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth 1 trilion dollarësh në Medicaid...

Lajme të tjera

Web TV