A do të largohet Reja-s pas dështimit në Ligën e Kombeve? FSHF: Nuk lëviz nga kombëtarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luigi Di Biaggio nuk do jetë trajner i kombëtares shqiptare të paktën tani shpejt. FSHF nëpërmjet një postimi ka mohuar spekulimet për largimin e Edy Reja-s dhe zëvendësimin e tij me italianin tjetër. Federata sqaron se po mendon kualifikueset e Euro 2024 me trajnerin aktual, i cili dështoi të arrinte objektivin në Ligën e Kombeve, duke u renditur i treti nga tre skuadra që ishin gjithsej.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt,”-shkruan FSHF.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV