Arilena Ara fiton festivalin 58 dhe nis përgatitjet për Eurovizion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arilena Ara rrëmbeu trofeun e Festivalit 58-të të Këngës në Radio Televizion. Ndërsa kupën ia dorëzoi fituesja e vjetshme, Jonida Maliqi. Në këtë mënyrë Arilena Ara do të përfaqësojë  Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Shaj”.

Elvana Gjata, mori vendin e dytë në këtë event. Ndërsa vendin e tretë juria i dha çmimin këngëtares së re Sara Bajraktari.

Nata e tretë e Festivalit 58 pati surpriza të shumta.

Organizatoret e festivalit, pas Luan Zhegut, Agim Krajkës dhe Lindida Theodhorit, kishin ftuar një tjetër yll legjendar të skenës së festivaleve në RTSH, këngëtaren Ema Qazimi, që solli emocione të shumta në skenë.

Prej afro 6 dekadash, ky Festival mbetet dhe aktiviteti më i rëndësishëm muzikor i fundvitit dhe një nga më kryesorët e muzikës së lehtë shqiptare.

Juria ndërkombëtare prej 5 anëtarësh, kishte përzgjedhur për të ridëgjuar e vlerësuar 12 këngë të cilat ishin: “Shaj” nga Arilena Ara; “Me Tana” nga Elvana Gjata; “Me gotën bosh” nga Tiri Gjoci; “Botë për të dy” nga Olta Boka, “Eja merre” nga Era Rusi; Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”, Gena me “Shqiponja e lirë”, Valon Shehu me këngën “Kutia e Pandorës”; Bojken Lako me këngën “Malasen”; Sara Bajraktari me “Ajër”; Kamela Islamaj me këngën “Më ngjyros” dhe Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”.

Po nostalgjia në Fest ’58 ishte edhe muzikën e filmave shqiptarë të autorëve shumë të dashur si Kujtim Laro, Aleksandër Lalo, etj që u plotësuan me kërcime nga trupa e baletit Albi Nako Dance.

Muzika ndërkombëtare në Fest’ 58 u prezantua me të famshmen shqiptaro greke Eleni Foureira dhe kantautoren italiane me famë të botërore Giusi Ferreri./Fjala.al/

Lexo edhe :  Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur/ Metereologu zbulon se kur do të kthehen reshjet e shiut

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se...

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kryeministri Edi Rama, së bashku me stafin e Kryeministrisë, i janë bashkuar sot zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Si çdo vit, Kryeministria...

Mediat zvicerane: Noizy u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Reperi shqiptar Noizy u arrestua me të mbërritur në aeroportin e Zvicrës të shtunën, sipas mediave zvicerane. Arrestimi u krye në emër të Zyrës së...

Si ka mundësi ?

Nga ARTUR  AJAZI Si ka mundësi, që ai njeri gjithmonë del kundërrrrymës ? Si ka mundësi që ai politikan të dalëgjithmonë kundër ligjit? Si ka...

Shembet çatia e restorantit në Itali, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur mbrëmjen e së hënës. Një...

Lajme të tjera

Web TV