Gjekmarkaj tallet me Evi Kokalarin: U shfaq si kometë e po ikën duke lënë ankth e dilema

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manipulimin e zgjedhjeve në FRPD e ka denoncuar edhe Evi Kokalari, shqiptaro-amerikania që u zgjodh edhe në strukturat drejtuese të Komisionit të Rithemelimit të Berishës. Përmes një postimi ajo ka deklaruar largimin nga partia. Ajo thotë se s’mund të merret me atë kategori njerëzish.

“Sot ju vratë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar. Turp kryesisë që e lejoj këtë masakër zgjedhore. Unë nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë”, shkruan Kokalari.

E revoltuar nga manipulimi në zgjedhjet e FRDP, Evi Kokalari, deklaroi largimin përfundimtar nga radhët e Partisë Demokratike, gjë që ka sjellë edhe një reagim ironik të deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjekmarkaj shkruan duke u tallur se pas ikjes së Faik Konicës dhe Ismail Kadaresë nga vendi, kjo është e treta. “Si kometë u shfaq Kokalari në botën tonë të trazuar dhe tani po ikën duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall , brengë, dilema. Pas ikjes se Konicës dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendët e zhgënjyer e uruara”, ironizon në statusin e tij Gjekmarkaj.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV