Simone Inzaghi drejt shkarkimit, në “pole position” qëndron fituesi i tripletës në 2010

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rikthimin e kampionatit pas pauzës së kombëtareve, pritej edhe reagimi i Interit që kërkonte me ngulm të kthehej te fitorja.

Roma rezultoi kundërshtar aq i vështirë sa ç’pritej duke përmbysur zikaltrit në “San Siro”, duke e bërë të pavlefshëm golin e Dimarco-s në minutën e 30-të falë një koordinimi fantastik të Dybala brenda zonës dhjetë minuta më vonë e falë një goditjeje të Smolling në pjesën e dytë.

Kështu, Kristjan Asllani nuk mundi të largohej me tri pikë në ndeshjen e tij të parë si titullar me zikaltrit, një ndeshje në të cilën skuadra e Inzaghit pësoi të katërtën disfatë në kampionat.

Interi konfirmoi se nuk e ka gjetur ende kurën për “sindromën” e përmbysjeve që e ka karakterizuar në këtë fillim sezoni, duke qenë shumë larg pritshmërive dhe më keq akoma duke u distancuar edhe më shumë nga kreu dhe nga objektivi titull.

Në një situatë të tillë, padyshim që retë e zeza janë rikthyer për Simone Inzaghin. Edhe pse u konfirmua dy javë më parë nga Steven Zhang, shqetësimi dhe irritimi i dukshëm në fytyrën e presidentit të pranishëm në shkallët e “San Siro”-s, ishin sinjali më i mirë i asaj që po zien në kampin zikaltër.

Humbja me Romën i dha vazhdimësi pakënaqësisë së Zhangut ndaj trajnerit, e nisur që me konferencën për shtyp të Inzaghit.

“Kudo ku shkoj unë, më ndjekin trofetë dhe paratë e pakësohen humbjet”, tha 46-vjeçari, fjalë që u morën si një sulm ndaj shoqërisë, sidomos në këtë situatë të vështirë financiare që klubi po kalon.

Nëse tri pikët mund të maskonin mërzitjen e numrit 1 zikaltër, ndalesa e radhës jo vetëm që i shtoi ato, por shërbeu edhe për t’u dhënë fund shanseve në dispozicion të Inzaghit.

Lexo edhe :  Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Zhang nuk ka ndër mend t’i lejojë të tjera hapa falsë Simones që i ka konsumuar të gjitha bonuset.

Klubit i është ofruar orët e fundit Paulo Souza, ish-lojtar i Interit dhe njohës i futbollit italian falë eksperiencës së tij te Fiorentina.

Portugezi aplikon të njëjtin modul loje, por nuk bind në Milano, ndërkohë që si gjithmonë në “pole” qëndron Dejan Stankjoviç, që i ka dhënë fund aventurës në drejtimin e Crvena Zvezdës.

Ish-mesfushori zikaltër është një figurë tejet e dashur në shtëpinë e Interit, mbi të gjitha për personalitetin dhe në një moment kur Interi nuk mund të përballojë ekonomikisht asnjë prej emrave të lirë si Zidane, Tuchel apo Pochettino.Inter.it confirms: Stankovic salutes the supporters on SundayInter.it  bekräftar: Stankovic tar farväl på söndag

Të fundit

Miratohet rregullorja e re e Kategorisë Superiore, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar rregulloren e re për fazën “Final 4” të kategorisë “Abissnet Superiore”. Sipas rregullores së...

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg rivali kryesor i Erdogan

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprat penale "fyerje publike" dhe "kërcënim" nga një gjykatë...

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare

Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për...

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania. “Është në shkelje të...

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të...

Lajme të tjera

Web TV