Champions League/ Interi përballet me Barcelonën, Inzaghi konfirmon si titullar Asllanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi pret në “San Siro” Barcelonën për ndeshjen e tretë të Champions League dhe zikaltrit duhet të dalin patjetër me një rezultat pozitiv, duke parë dhe grupin në të cilin janë. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, u shpreh se skuadra është gati dhe gjithashtu se mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, do të luajë në këtë përballje.

Gjendja e Lautaros? – Lautaro këtë mëngjes ka kryer një ekzaminim dhe nuk ka pasur asgjë serioze. Ai thjeshtë i lodhur. Sot do të stërvitet i veçuar. Duhet të flas me doktorët dhe lojtarin për të vendosur. Brozovic dhe Lukaku do të mungojnë, por do të shohim gjendjen e Lautaros dhe Gagliardin-it.

Si do të reagojë skuadra? – Nesër është një mundësi e madhe, duke ditur që do të ndeshemi me një ekip shumë të fortë, ndoshta një nga më të mirët në Europë, e cila shkoi në Mynih dhe mori një humbje të pamerituar. Ata kanë shumë kualitet. Në këto momente ne luajmë për të fituar. Të njëjtën gjë bëmë dhe të shtunën, por rezultati na provoi të kundërtën.

Kush do të luajë mes Onana dhe Handanovic? – Do të luajë Onana.

A është një sfidë që do të vendosë shumë dhe a është Barça favorite? – Ne i dimë problematikat e ndeshjes. Ne e kemi paguar me Bayern-in, pavarësisht një ndeshjeje të mirë, ne humbëm, nuk ishim të qartë në disa momente, nuk mbrojtëm mirë te goli i parë. E dimë që nesër do të kemi një ndeshje që do të vuajmë.

A është Asllani gati të luajë dy ndeshje radhazi? – Ne presim shumë nga të gjithë. Sa i përket Asllanit, ai bëri një ndeshje të mirë. Ai bëri atë që ka treguar që në ditën e parë që ka ardhur te Interi. Pa dyshim që është gati për nesër.

Të fundit

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim,...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMRO-së dhe...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Lajme të tjera

Web TV