“Për liri”/ Fitueset e Oscars presin flokët, solidarizohen me protestuesit në Iran!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa këngëtare, aktiviste dhe aktore franceze si fituesja e Oskarit Juliette Binoche, Marion Cotillard ose Charlotte Gainsbourg publikuan një video të mërkurën në të cilën shfaqen duke prerë flokët në shenjë solidariteti me gratë iraniane, që protestojnë prej javësh në Republikën Islamike të shkaktuara nga vdekja e të resë Mahsa Amini pasi u arrestua nga policia.

“Për lirinë!” thërret me gërshërë në dorë aktorja Juliette Binoche që hap këtë video, që qarkullon kudo në rrjete sociale.

Disa dhjetëra artistë dhe aktivistë – kryesisht francezë, pasojnë njëri-tjetrin duke prerë flokët në video, që shoqërohet me këngën italiane “Bella Ciao”s.

Lista e yjeve dhe aktivistëve pjesëmarrës përfshin edhe emra si aktoret franceze Jane Birkin, Charlotte Gainsbourg, Bérénice Bejo dhe Isabelle Huppert.

Mahsa Amini, 22 vjeç, vdiq më 16 shtator pasi u arrestua nga e ashtuquajtura ‘Policia e Moralit’ në Teheran, pasi akuzohej se ajo kishte veshur mbulesë islame.

Që atëherë ka pasur protesta në shumë qytete të vendit që kanë shkaktuar 41 vdekje sipas shifrave të publikuara nga televizioni shtetëror iranian javën e kaluar, por OJQ-ja me qendër në Oslo, Iran Human Rights tha se janë 92 vdekje.

Burimi: La Vanguardia

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV