Zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, RENEA kontrolle në Shijak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion kontrolli në Shijak për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili është zhdukur në mënyrë të mistershme prej disa kohësh.

Sipas News24 kontrollet janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga RENEA.

Familjarët denoncuan zhdukjen e Martinajt në datë 9 gusht teksa ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Emri i tij doli në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani i cili tha se kishte marrë një porosi me faturë 500 mijë euro për të eliminuar Endrit Doklen.

Policia ka marrë në pyetje kundërshtarët e tij në fushën e biznesit dhe kriminalitetit por një pistë e mundshme që po hetohet është edhe ajo e inskenimit nga vetë i shumëkërkuari.

Ai është shfaqur për herë të fundit në kamerat e sigurisë së një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit pak ditë para zhdukjes. Në kamerat e sigurisë, Martinaj duket në shoqërinë e një vajze të njohur të showbizz-it dhe shoferit të tij, agjentit të Operacionales Jeton Lami që sot qëndron pas hekurave.

Të fundit

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV