Vendimi më i fundit i gjykatës për lirimin e ish-deputetit të PS Alqi Bllako, janë komentuar në studion e ABC Live nga analisti i mirënjohur Lorenc Vangjeli në kuadrin e zhvillimeve të reformës në drejtësi. Sipas tij hetimi ndaj Bllakos tregon se cilët janë ‘kryeçelësat për të kuptuar se çfarë seriozisht në shkon te sistemi i drejtësisë që publiku ka investuar besim të verbër dhe shpresë naïve, pritet më shumë se çfarë mund të japë dhe besohet se çfarë do të ndodhë nesër’.
Në bashkëbisedimin e tij me gazetaren e ABC Live Sibora Bitri, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh që drejtësia po përdor dy standarte ‘dy mënyra sjelljeje, njëri do të presë përfundimin e hetimeve në shtëpi, ndërkohë që tjetri është në burg… Leximi që i bëjmë ne është lindor dhe ballkanik, ndërsa ligjet janë shkruar në mënyrë europiane. Sipas tij ligji parashikon që ligjvënësi është në burg, atëherë kur është i rrezikshëm, kur kërkon të prishë provat, kur i kërkon të kryejë të njëjtën vepër penale,, etj.
Duhet abstraguar nga emri privat, një qytetar i zakonshëm që në këtë moment mund të quhet Lefter Koka apo Alqi Bllako, ose një qytetar çfarëdo, pyetjet që duhet të japë gjykata është a rrezikon të largohet dhe pyetjet e tjera që përmenda më sipër.
Sipas analistit Vangjeli, shqiptarët kanë të trashëguar një mentalitet sovjetik, ku kërkon te cdo i dyshuar një fajtor, ndërkohë që demokracia ka të tjera ligjësi.