Guvernatori Sejko në Mbledhjen e Konstituencës të FMN-së dhe BB-së në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në Athinë, Greqi. Ky takim mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj Konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.

Përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve, lidhur me menaxhimin e borxhit publik dhe prioritetet që duhen ndjekur për të garantuar stabilitetin financiar dhe një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në këtë mbledhje, Shqipëria përfaqësohej nga zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të kryesuar nga z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, dhe zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në stabilitetin makroekonomik. Ai u shpreh se pavarësisht ngadalësimit të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë vitit 2019, treguesit e qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare të vendit vijojnë të mbeten solidë.

Lidhur me sektorin financiar, Guvernatori theksoi se masat makroprudenciale të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë dhe stimuli monetar ka ndihmuar uljen e normave të interesit, duke nxitur rritjen e kredisë dhe uljen e kostos së shërbimit të borxhit të bizneseve dhe familjeve. Stimuli monetar i ka mundësuar Shqipërisë një ambient financiar transparent, me norma të ulëta e të qëndrueshme interesi, me likuiditet të bollshëm dhe me luhatje të moderuara të kursit të këmbimit.

Këto zhvillime krijojnë premisa për rritje të qëndrueshme në të ardhmen, duke mundësuar zgjerimin e mëtejshëm të punësimit dhe përmirësimin e mëtejshëm të treguesve kryesorë të stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit.

Të fundit

Fluks i lartë në pikën kufitare të Morinës, 25 mijë hyrje-dalje në vetëm një ditë

Ditët e fundit të këtij viti, pika e kalimit kufitar në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeje. Vetëm...

Vinicius zgjidhet lojtari më i mirë i vitit, zbulohen çmimet e “Globe Soccer”

Në Dubai u dhanë çmimet e "Globe Soccer" për futbollistët më të mirë të vitit dhe jo vetëm. Fituesi i madh u shpall Vinicius Junior...

UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte

Më shumë fëmijë se kurrë jetojnë në zona lufte ose janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikeve, tha Agjencia...

Festat e fundvitit, Vlora një destinacion i preferuar për turistët e huaj

Vlora është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Për festat e fundvitit qyteti bregdetar mbetet i preferuari për vizitorët e huaj. Turistë...

Miratohet buxheti i bashkisë së Mirditës për 2025/ Këshilltarët bashkojnë votat me PS-në

Me vota 18 pro dhe asnjë kundër të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak të Mirditës u bënë bashkë dhe miratuan buxhetin e...

Lajme të tjera

Web TV