Formula 1/ Max Verstappen shpallet kampion bote për herë të dytë pas triumfit në Japoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1 dhe u shpall kampione botë për të dytën herë në karrierën e tij. Pilotët zhvilluan vetëm 28 nga 53 xhirot e parashikuara për shkak të shiut që ra gjatë gjithë kohës, duke e bërë pistën e lagur.

Në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që la pas Sergio Perez me Red Bull, duke u ngjitur në podium. Gjithsesi, ferraristi e humbi atë pozicion, pas gabimit që bëri në kthesën e fundit, kur hyri shkurt dhe u penalizua me 5 sekonda, duke dorëzuar vendin e dytë. Kjo i dha titullin Verstappen.

Pas garës pati kaos nëse Verstappen u shpall kampion bote apo jo, pasi situata ishte e paqartë në lidhje me penalizimin e Leclerc dhe shpërndarjen e pikëve. Pilotët zhvilluan më shumë se gjysmën e xhirove dhe në fund komisarët vendosën t’i japing holandezit pikët e plota. Pra, 25 pikë për fitoren, që e shpallin kampion bote.

Gara nisi normalisht, edhe pse me shi, por u ndal pas dy xhirosh për shkak të disa aksidenteve (Carlos Sainz me Ferrari) dhe pamundësisë që ajo të vijojë në kushte normale. Gara rinisi pas rreth 90 minutash, nën regjimin e makinës së sigurisë dhe më pas vijoi pa shumë probleme deri në fund.

Max Verstappen bëri një garë të qetë, i pashqetësuar nga rivalët, duke mos e vënë në diskutim fitoren pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Ai që vuajti shumë në xhirot e fundit ishte Charles Leclerc, që arriti të përballojë sulmet e Perez, por pikërisht në metrat e fundit gaboi. Në “top-10” u renditën edhe Ocon, Hamilton, Vettel, Alonso, Latiti, Russell e Norris.

Gjithsesi, pas garës pati polemika, pasi FIA u dha pikë të plota pilotëve edhe pse nuk u zhvilluan 75% e xhirove. Ky vendim u mor pasi sipas tyre gara u vendos për shkak të limitit kohor (3 orë) dhe jo nga numri i xhirove. Për pasojë, Verstappen fitoi 10 pikë ndaj Leclerc dhe 7 ndaj Perez, që e shpallin matematikisht kampion bote.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV