“Një mrekulli”/ The Guardian përzgjedh Marubin, mes muzeumeve më të pëlqyera në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediumi britanik The Guardian ka bërë një artikull për muzeumet më të pëlqyera në Evropë. Në shkrimin e medias, cilësohet se përzgjedhja e tyre është bërë në anë të pëlqimeve dhe mendimeve të vizitorëve. Në mesin e muzeumeve, është edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër. Në shkrimin për muzeun e Shkodrës, thuhet se koleksioni i fotografive tregojnë të gjitha sferat e jetës, ndërkohë që ndërlidhen me shumëllojshmëri të veshjeve tradicionale.

Pjesë nga shkrimi i The Guardian:

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi (për të rritur 700 Lek/5 £) në qytetin verior të Shkodrës është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri këtu në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman. Gjatë tre brezave ai, çiraku i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës ballkanike dhe asaj të dytë botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës. Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj.

Po ashtu pjesë e shkrimit të The Guardian së bashku me Shqipërinë, janë përzgjedhur muzeume nga vende si Franca, Gjermania, Spanja, Mali i Zi, Holanda si dhe Zvicra.

Të fundit

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC News,...

Lajme të tjera

Web TV