Kush është francezja që mori çmimin Nobel në Letërsi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor HOXHA -Paris

6 tetori 2022 shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme për Francën dhe për miliona francezë brenda dhe jashtë shtetit amë. Shkrimtarja e shquar franceze, Annie Ernaux fitoi Çmimin Nobel për Letërsi duke u bërë fituesja e 114-të e Çmimit Nobel për Letërsinë. Ajo është francezja e 16-të dhe gruaja e 17-të që merr çmimin Nobel nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Që nga krijimi i çmimit Nobel në vitin 1901, 66-të personalitete të shquara franceze janë vlerësuar me këtë çmim të madh ndërkombëtar në një nga gjashtë fushat e nderuara (paqe, mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe ekonomi), duke e bërë Francën, vendin e parë në botë për nga numri i fituesve të Çmimit Nobel. Komiteti i Çmimit Nobel u shpreh: “Arnaux u vlerësua për guximin dhe mprehtësinë me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”. Fituesi u shpall nga Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, Mats Malm. Ky çmim ka vlerën e 900.357 dollarëve amerikanë dhe do të shpërndahen më 10 dhjetor 2022. Pas vlerësimit të saj me Çmimin Nobel, Znj. Ernaux tha për televizionin suedez SVT: “E konsideroj një nder të madh për veten time, në të njëjtën kohë, një përgjegjësi të madhe, një përgjegjësi që më jepet duke më dhënë çmimin Nobel”.  Para marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi, Annie Ernaux ka fituar edhe disa çmime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë Francës, si: Çmimi i Akademisë së Berlinit (2019), Çmimi Formentor (2019), Premio Gregor von Rezzori (2019) për “Une femme”, Premio Ernest Hemingway (2018) për të gjithë punën e saj, Çmimi Marguerite Yourcenar (2017) nga Shoqëria Civile e Autorëve Multimedial, Çmimi europian Stega (2016) për “Les Années”, Çmimi i gjuhës frënge (2008) për gjithë punën e saj, Çmimi Marguerite Duras (2008) dhe Çmimi François Mauriac (2008) për “Les Années”, Çmimi Renaudot (1984) dhe Çmimi Maillé-Latour-Landry (1984) nga Akademia Franceze për “La Place” dhe Çmimi i Nderit (Prix d’Honneur, 1977) për romanin “Ce qu’ils disent ou rien”. Ajo ka marrë dhe titullin, Doktor honoris causa (2014) nga Universiteti i Cergy-Pontoise në Francë. Për nder të saj u krijua në vitin 2006 çmimi Annie-Ernaux.

KUSH ËSHTË ANNIE ERNAUX DHE VEPRA E SAJ LETRARE

Annie Ernaux ka lindur më 1 shtator 1940 në Lillebone (Seine-Maritime, Normandi). Emri i saj i lindjes është Annie Duchesne. Prindërit e saj ishin punëtorë, më pas u morën me tregëti. Kreu studimet e larta në Universitetin e Rouen-it (Normandi) dhe në Universitetin e Bordos (Bordeaux). Fillimisht u çertifikua si mësuese. Më pas mori gradën shkencore “Profesore e Asociuar” (1971) e Letrave Moderne. Në vitet ’70-të punoi si mësuese në Lyce dhe Kolegj dhe më pas në Qendrën Kombëtare për Edukimin në Distancë (CNDE). U martua me Philippe Ernaux, me të cilin ka dy djem, Eric dhe David . Më 1980, pas 17 vitsh martesë, ata u divorcuan.

Ernaux është autore e mbi 20 romaneve, shumica romane autobiografike. U bë e njohur në Francë që në vitin 1974 kur botoi romanin e saj të parë autobiografik me titull, “Les Armoires vides”. Më pas botoi romanet dhe novelat: “Les Armoires vides” (Gallimard, 1974), Ce qu’ils disent ou rien (Gallimard, 1977), La Femme gelée (Gallimard, 1981), La Place (Vendi, Gallimard, 1983, Çmimi Reaudot), Une femme (Një grua, Gallimard, 1987), Passion simple (Pasioni i thjeshtë, Gallimard, 1992), Journal du dehors (Gallimard, 1993), Je ne suis pas sortie de ma nuit (Gallimard, 1997), La Honte (Turp, Gallimard, 1997), L’Événement (Ngjarja, Gallimard, 2000), La Vie extérieure (Gallimard, 2000), Se perdre (Gallimard, 2001), L’Occupation (Gallimard, 2002), Les Années (Vitet, Gallimard, 2008, Çmimi Marguerite-Duras, 2008; Çmimi François-Mauriac, 2008 dhe Çmimi Strega për Letërsinë Evropiane, 2016), L’Autre Fille (Vajza tjetër, botimet Nil Editions, 2011), Écrire la vie  (2011), L’Atelier noir (botime të Busclats, 2011), Retour à Yvetot (Kthimi në Yvetot, Botime Mauconduit, 2013), Regarde les lummiéres mon amour (Shiko dritat dashuria ime, 2014), Mémoire de fille (Kujtimet e vajzës, roman biografik, Gallimard, 2016), Hotel Casanova (2020), Le Jeune Homme (Gallimard, 2022).  Vepra e saj “La place” (1984) i dha emër dhe famë si shkrimtare. Ky roman u vlerësua me çmimin Renaudout. Suksesin më të madh e pati në vitin 2008 me romanin “Les Annés” (Vitet, 2008), i vlerësuar me disa çmime. Ky libër u bë objekt i sudiuesve dhe kritikëve letrarar më në zë në Francë dhe mori lëvdata dhe vlerësime maksimale prej tyre. “Les Annés” (Vitet, 2008) është libri më i bukur dhe më verbuesi në mjeshtëri” -thotë Nathalie Cromo. Në librin utobiografik “Mémoire de fille” (“Kujtesa e një vajze”, 2016), Ernaux reflekton në ditëlindjen e saj të 18-të, në 1958 kur pati kontaktin e parë seksual gjatë një kampi veror në Orne. Kjo eksperiencë intime përshkruhet në këtë libër si “kujtimi më i madh i turpit, më i përpiktë dhe më i vështirë se çdo gjë tjetër”. Ky libër flet për dy vitet vendimtare të rinisë së saj. Librat e saj, “Les Annés” dhe “L’Événement” janë përkthyer edhe në anglisht dhe kanë patusur një sukses të madh. Disa nga librat e saj, si L’Occupation (Profesioni), Passion simple (Pasioni i thjeshtë), “L’Événement” janë bërë filma me të njëjtin emër. Këto libra, së bashku me disa romane të tjerë janë përshtatur edhe për teatër dhe kanë patur inskenime të shumta në Francë.

Lexo edhe :  Johnny Depp i zhgënjyer me Hollywood: Ata të hedhin në rrugë pasi kanë mbaruar punë me ty

Në veprën e saj letrare, Ernaux rrëfen përvojën e saj personale, të modifikuar me jetën reale dhe nga qasja e fortë sociologjike. Kjo duket veçanërisht në tre romanet e saj të para autobiografike. Brenda veprës saj, lexuesi gjen kujtesën kolektive në një kujtesë individuale. Ernaux është një shkrimtare që njihet veçanërisht për çështjen e grave, një temë mjaft e ndjeshme sot në botë. Gjithashtu, ajo përshkruan në romanet e saj, jetën e përditshme në Francë.

Në artikullin me titull, “Çmimi Nobel për Letërsinë 2022 i atribuohet shkrimtares franceze Annie Ernaux”, i botuar në Le Monde (06/10/2022), Raphawlle Leyris, ndër të tjera shkruan:

“Faqet e basteve online e kanë shpallur ndër të preferuarat prej disa ditësh. Ata kishin të drejtë: Annie Ernaux iu dha Çmimi Nobel për Letërsinë 2022, të enjten 6 tetor. Ata kurorëzuan kështu karrierën e autorit të Années Vitet (Gallimard, 2008), e lindur më 1940 Annie Ernaux është shkrimtarja e gjashtëmbëdhjetë franceze që merr që nga viti 1901, çmimin e pajisur me 8 milionë korona (rreth 740,000 euro), tetë vjet pas Patrick Modianos, autorit të parë francez. Ajo pason romancierin e shquar tanzanian Abdulrazak Gurnah. Nga kabinetet e zbrazëta (Gallimard, 1974) te Kujtesa e vajzës (Gallimard, 2016), nëpërmjet La Place dhe L’Evénement (Gallimard, 1983 dhe 2000) apo edhe Shiko dritat, dashuria ime (Seuil, 2014), shkrimtarja e përkushtuar ndaj ekstremit të majtë, ka kontribuar shumë në evolucionin e letërsisë franceze dhe më gjerë. Ajo punoi për të prishur rendin letrar, pasi donte të shkundte rendin shoqëror, duke shkruar në të njëjtën mënyrë për objekte “të konsideruara si të padenjë për letërsinë”, si aborti. Duke refuzuar gjithashtu një vizion zbukurues të fjalisë, – një “shkrim të sheshtë” që dëshmon për mosbesimin e saj në lidhje me bukurinë e gjuhës dhe format e dominimit që këto ushtrojnë dhe riprodhojnë. Libri i fundit i Annie Ernaux u botua në Francë këtë vit: Le Jeune Homme (Gallimard). E lexuar dhe e admiruar gjerësisht në vendin e saj nga kritikët si dhe nga publiku, subjekt i tezave të shumta, shkrimtarja me siguri u bë “Fisnike” nga përkthimi në anglisht, në vitin 2018, dhjetë vjet pas botimit fillestar të asaj që është mbajtur për kryeveprën e saj: Vitet. Ky tekst hapet me siguri: “Të gjitha imazhet do të zhduken”, dhe përfundon me shpresën e një shkrimtari: “Të shpëtojmë diçka nga koha kur nuk do të jemi më.” Mes të dyve tregohet, në mënyrën e distancuar dhe jopersonale të personit të tretë, një jetë, ajo e Ernaux, me në sfond, evolucionin e botës ndër vite. Duke rrëshqitur nga “ajo” te “ne”, ky libër, është një tekst mjeshtëror për kujtesën individuale dhe kujtesën kolektive. Kushdo që e ka lexuar nuk mund të habitet nga zgjedhja e akademisë suedeze”.

PRESIDENTI FRANCEZ URON NOBELISTEN, ISMAIL KADARE TREGOHET INDIFERENT

Marrja e çmimit Nobel nga shkrimtarja, franceze Annie Ernaux është pritur me gëzim të madh në Francë. Pas marrjes së këtij çmimi, Ernaux mori falenderime të shumta nga e gjithë klasa politike franceze. Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron përshëndeti të enjten, më 6 tetor dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtares franceze Annie Ernaux, “zërit” të “lirisë së grave dhe të harruarve të shekullit”. “Annie Ernaux ka 50 vjet që shkruan romanin e kujtesës kolektive të vendit tonë. Ajo i bashkohet me këtë kurorëzimit rrethit të madh të Nobelit të letërsisë sonë franceze”, shkroi kreu i shtetit francez në Twitter.

Ndryshe ka ndodhur në Shqipëri. Princi i letrave shqipe, Ismail Kadare u shpreh në një prononcim të shkurtër “se nuk i intereson më çmimi Nobel”, por nga ana tjetër, ai duhet ta kishte uruar patjetër kolegen e tij shkrimtare. Ismail Kadare ka 32 vite që banon në Francë me Statusin e Refugjatit politik dhe është pikërisht Franca, ajo që e bëri atë dhe veprën e e tij letrare të njohur në mbarë botën nga publikimi në frëngjisht në Paris të romanit të tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Kadare duhet ta përgëzonte kolegen e tij, aq më tepër që ajo është franceze dhe Kadare ka nënshtetësi franceze. Kjo heshtje dhe indiferentizëm nga gjeniu i letrave shqipe, nuk mbeti me kaq. Bashkëshortja e tij, Helena, shkoi më tej kur deklaroi: “Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo e jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”.

Nëse Helena nuk e njeh këtë shkrimtare me më shumë se 40 vite karrierë të spikatur letrare dhe fituese e mbi 10 çmimeve brenda dhe jashtë Francës, unë që që kam vetëm gjashtë vite në Francë, e njoh shumë mirë veprën dhe veprimtarinë e letrare dhe shoqërore të znj. Ernaux. Kjo dëshmon që novelistja e njohur shqiptare me nënshtetësi franceze, ose nuk lexon fare letërsi, ose ka një xhelozi dhe cmirë për këtë shkrimtare shumë të njohur brenda dhe jashtë Francës.

Të fundit

Reperi me famë botërore, Snoop Dogg ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare

Reperi i famshëm amerikan Snoop Dogg së fundmi ka filluar që të ndjek në Instagram një këngëtare shqiptare. Bëhet fjalë për...

Pas miratimit të Statutit, Meta bën lëvizjen e menjëhershme në Partinë e Lirisë

Pas ndryshimit në Statut, Partia e Lirisë do të votëbesojë Kryesinë si dhe në listë do të shtohen dhe emra të rinj, që do...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli bëhen prindër për herë të parë! Vjen në jetë vajza e çiftit

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë.  Çifti kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, emrin Luna Mari. Sipas burimeve bëhet...

Të shoqëruar nga ‘Vrana Konti’, Rama dhe Spiropali ngjiten drejt Thethit (VIDEO)

Përmes një videoje në rrjetet sociale Edi Rama ka ndarë një moment nga ngjitja drejt Thethit, i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet...

“U mbulova nga djersët”/ Çfarë i ndodhi? Kiara Tito shkon me urgjencë në spital

Moderatorja Kiara Tito ka shkuar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spital për shkak se nuk është ndjerë mirë. Prezantuesja ka ndarë vetë lajmin me...

Lajme të tjera

Web TV