Edy Reja feston 77 vjetorin, askush nuk e uron për ditëlindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

10 tetori ishte një ditë e veçantë për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, i cili feston 77-vjetorin e lindjes, një ditëlindje që e gjeti ende në pankinën kuqezi, detyrë që e mban prej prillit të 2019-ës.

Megjithatë ajo që vihet re nga një vëzhgim i shpejtë në rrjetet sociale, është që kjo ditë e rëndësishme për trajnerin, është harruar si nga FSHF-ja, ashtu edhe nga pjesa dërrmuese e futbollistëve kuqezi.

Zakonisht faqja zyrtare e Federatës është e kujdesshme të urojë pjesëtarët e Kombëtares për ditëlindje, por “ka harruar” të përsëritë ritualin për trajnerin Reja.

Sa u përket futbollistëve kuqezi, nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një harresë, apo një ftohje mes palëve, pikërisht në një moment kur po negociohet edhe e ardhmja e trajnerit.

Edi Reja u shfaq në krah të presidentit të FSHF-së, Armand Duka për të komentuar shortin e eliminatoreve të Euro 2024-ës një ditë më parë, megjithatë e ardhmja e tij nuk është vendosur ende.

Kontrata e 77-vjeçarit me FSHF-në skadon në muajin e ardhshëm dhe opionioni sportiv është masivisht kundër rinovimit të bashkëpunimit me të, e mesa duket, edhe futbollistët kuqezi nuk e kanë shumë përzemër.VIDEO/ Fishekzjarrë dhe një tortë speciale, Edy Reja feston ditëlindjen,  dhurata më e bukur mbetet goli i Broja – Balkanweb.com – News24

Të fundit

FOTO/ E parkoi para SPAK, policia gjobit makinën e Klevis Balliut

Disa mbështetës të opozitës mbërritën që herët para zyrave të SPAK, pasi u konfirmua se kryebashkiaku Erion Veliaj do...

“Kam kaluar një fëmijëri me trauma!/ Banori i ri i BBV rrëfehet si asnjëherë më parë

Edhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, Shkëlqim Bega ka vendosur që të ndajë me publikun...

Konkurrentja e Ferma VIP është ‘nusja’ e Valbona Selimllarit

Konkurrentja e Ferma Vip, Gloria Meshi po diskutohet në media se është e dashura e djalit të madh të Valbona Selimllarit. Modelja shpeshherë ka...

Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin ‘Qytetar Nderi’, Ali Ahmetit

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës do të miratojë sot dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së...

Plas sherri në kuvend, deputetja godet me shishe uji kolegun (VIDEO)

Një deputete në Gjeorgji ka goditur sot kolegun e saj me një shishe uji. Debati në kuvend nisi për shkak të çështjes për “agjentët e...

Lajme të tjera

Web TV