Harry kane dhe Anglia sfidojnë Katarin, ja se çfarë do të bëjë kapiteni në botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harry Kane do të vendosë shiritin shumëngjyrësh OneLove në Kupën e Botës në Katar. Sipas ‘Sky Sports’, kapiteni i Anglisë do ta përdorë edhe nëse FIFA e dënon.

Në shtator, Federata e Futbollit (FA) deklaroi se do ta përdorin shiritin si pjesë e nismës kundër diskriminimit dhe në mbështetje të komunitetit LGTBI.

FIFA mund të gjobisë skuadrat që e përdorin atë në Kupën e Botës edhe pse ende nuk është marrë një vendim për këtë çështje. Nëntë skuadra europiane kanë shpallur përdorimin e tij dhe sipas ‘Sky Sports’, Grupi i Punës i UEFA-s për Kupën e Botës i ka kërkuar leje FIFA-s tre javë më parë për ta përdorur dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate ka deklaruar se lojtarët duhet ta mbështesin si nismë pavarësisht se nuk kanë kontroll të plotë.

“Lojtarët në veçanti nuk mund të bëjnë shumë më tepër se sa të flasin për ato çështje. Ne po kërkojmë një ndryshim në një vend që ne e respektojmë pasi ka përparuar, por ne nuk kemi kontroll mbi të”.Harry Kane's message as he joins other football captains to wear anti-discrimination armband in Qatar | UK News | Sky News

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV