“S’jemi në klasë, mos më bëj profesorin!”/ Xhaferaj përplaset me Naçon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetit demokrat Ferdinand Xhaferaj dhe Nasip Naço janë përfshirë në debate të ashpra gjatë mbledhjes së Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ku u diskutua ligji për vettingun e policëve.

Xhaferaj pyeti zv/ministrin e Brendshëm se çfarë mendimi ka për vettingun në polici duke marrë parasysh se vetë ish-ministri Xhafaj apo edhe deputetja socialiste Ermonela Felaj kanë deklaruar që nuk ka ecur siç duhet.

Por në këtë moment ndërhyri kryetari Naço i cili i kujtoi zv/ministrit Andi Mahila që për këtë pyetje specifikisht mund edhe të zgjedhë të mos përgjigjet.

Kjo sjellje ju duk e patolerueshme deputetit demokrat, i cili i kujtoi Naços që aty nuk ishin në klasë dhe se ai nuk ishte profesori.

“Të lutem, këtu nuk jemi në shkollë dhe nuk mund të sillesh si profesor kryetar. Respektoni mandatin që keni. Nuk mund të ofendoni zv/ministrin. Është njeri politik dhe e di shumë qartë vetë, me eksperiencë Sesi përgjigjet dhe për çfarë përgjigjet,” tha Xhaferaj.

 

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV