Këtë të enjte do të mblidhet Kuvendi sërish ku do të mbahen dy interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigje.
Interpelanca e parë do të zhvillohet me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.
Deputetja demokrate ka kërkuar gjithashtu të zhvillojë një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Evis Kushi lidhur me paketën e rezistencës sociale dhe përjashtimin e studentëve nga kjo paketë.
Ndërkohë, deputeti i PS-së, Nasip Naço ka kërkuar interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të Urdhrit nr. 79, datë 11.10.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 6.10.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores) 2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
Interpelancë me me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
Pyetje për Ministren e Arsimit dhe Sporteve, znj.Evis Kushi, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. (Nenet 90, 91 dhe 92 të Rregullores së Kuvendit)
Interpelancë me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, kërkuar nga deputeti Nasip Naço. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)